Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para zgjedhjeve në SHBA dhe BE, pasi aleatët nuk do të kenë më kohë dhe mundësi të merren me çështjen. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Bloomberg në Slloveni, ku po merr pjesë në forumin e Bledit.
Kurti tha se ekziston “një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke, më së shumti deri në pranverën e vitit të ardhshëm”.
Zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në qershor, ndërsa ato në SHBA në nëntor.
Në intervistë, kryeministri i Kosovës thekson gjithashtu se është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Kurti po qëndron në Slloveni për Forumin e Bledit ku një ditë më herët shkëmbeu akuza me kryeministren Bërnabic. Ai tha se Beogradi nuk po zbaton marrëveshjen drejt normalizimit, ndërsa Bërnabic kontestoi shtetësinë e Kosovës dhe e vuri theksin tek refuzimi për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kush e pengon? Pse bën viktimën kur vetë shkaktoi këtë gjëndje? Hipokrit!
Vuçiçi dhe Kurti jan te njejtë jan mashtrues dhe vllëzer te nji gjaku Më mashtrime po rrijnë në pushtet Te dyt po hanë mut më nji lugë Mos ju besoni dhe injoroni nese doni paqë dhe mirqenje
???????????????????????????????? po i jep urdhes ky cop e karit, qe giti Kosoven nen sanksione....
Shumë herë është thënë se Kurti dhe Osmani janë mashtrues dhe punojnë për interes të Serbisë. Tash një pjesë e ka kuptuar por ka ende votues të VV që sipas Kurtit janë “ analfabetët funksionale” apo ZOMBI i Kosovës, të cilët nuk shohin e dëgjojnë se të gjitha ato premtime i hodhi në gropën septike dhe bashkë me S. Berishin, A. Vuçiqin etj. dhe na prishi me shtetin amë Shqipërinë, SHBA, BE dhe vendet tjera demokratike. Çka tash, kur po shihet se asgjë që është premtuar nuk u realizua. Përkundrazi u kthyem në vitet e 90 me varfëri, izolim e sanksione. Ka heq brekët dhe po lëshon rrugë Serbisë duke shkel Kushtetutën dhe vlerat e Lutës për Liri e Pavarësi, bile edhe shumë më shumë më tepër se që po kërkon Serbia në dëmë të kombit dhe shtetit të Kosovës!. Mjerim dhe TURP.