Daçiç: Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë

29 Gusht 2023, 16:35Rajoni TEMA

Daçiç: Kurti është kërcënimi më i madh

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë.

Deklaratën, Daçiç e dha para panelit “Ballkani Perëndimor: Gjithçka ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë?”, në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, shkruan Euronews Serbia.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Prishtina muajt e fundit ka punuar për shtensionimin e konfliktit, Daçiç theksoi se përshkallëzimi po bëhet gjithnjë e më i madh.


“Çdo gjë që kanë bërë, kanë punuar në përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha shefi i diplomacisë serbe.

2 Komente

  1. G
    Genti

    E vezmja gjë ku unë bie dakord me Daçiçin. Kurti e ka shpartalluar rëndë pavarsinë dhe shtetësinë e Kosovës.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Mendoka si Mero ky.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje