Situata në Kosovë, Vuçiç: Muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë

29 Gusht 2023, 11:19Rajoni TEMA

Situata në Kosovë, Vuçiç: Muajt në vazhdim nuk do

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një reagim të fundit ka deklaruar se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione.

Sipas tij këto janë presione që do të vijnë në kuadër të situatës së krijuar në Kosovë.

 “Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën dhe Metohinë nga ata që janë të pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, tha Vuçiç gjatë një vizite në punimet përfundimtare për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllava në Petrovac.

Ndërkohë i pyetur për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, e cila nuk do të përfshijë një koalicion të partive serbe, Vuçiq tha se nuk do të ndërhyjë në çështjet e tyre.

“Ne merremi me çështjet e popullit tonë, le të presim të formohet qeveria, pastaj do të komentojmë. Mali i Zi është një vend i afërt me ne, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ta“, shtoi presidenti serb. 

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    I lexojne europianet,nderkombetaret keto deklarata qe i thote vucici?jane te njejta si ato te putinit.Europjanet ,amerikanet,anglezet.gjermanet,figura te shquara te botes perparimtare,po mundohen dhe atyre u kushton ky proces te mbaroi sa me pare dhe me sukses,ky i cmenduri qe duhet te rri ne kafaz,thote ; dite ,jave muaj te veshtire do te jene per kulcedren,.Perse thote ky i terbuar keshtu,do shkoj me te gjithe popullin rusoserb para pushkatimit ashtu sic e meritojne,apo do nenshkruhet nje mareveshje e shume pritur nga populli shqiptar.Duhet te ndodhi kjo e dyta ngase eshte humane kerkese e drejte legjitime...Eshte per tu habitur,se si europjanet nuk ja kuptojne lojen hilen kesaj monstre qe as ka ndergjegje dhe as ka shpirt.Per rusoserbet u kuptua se duhet ilac sherimi,po per nderkombetraret cfare nevoitet?te zgjohen nga gjumi apo...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje