
Nga Blerta Ahmeti
“Gabriel Escobar nuk e kupton Serbinë dhe i bën lëshime. Kam dallime me të, në çështje si Ballkani i Hapur. Escobar e përkrahë Ballkanin e Hapur, unë jo. Ballkani i Hapur shikon nga Rusia dhe u formua në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi në Kosovë. Nuk e kuptoj pse KFOR-i nuk po i heq barrikadat. Nëse KFOR-i nuk dëshmohet në rolin e vet, do të dëshmohemi ne dhe do t’i heqim barrikada në Veri”.
Këto janë vetëm disa nga deklarimet ekskluzive që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë në një intervistë për median boshnjake Istraga.
Me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë dhe aspak diplomatike në intervistë thotë se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kupton Serbinë dhe lojën që po bën ajo, derisa ka kritika në përgjithësi me qasjen e Perëndimit në raport me Serbinë.
Sa i përket posaçërisht Gabriel Escobar-it, Kurti pohoi se ka edhe mospajtime të tjera me të, siç është çështja e Open Balkan.
“Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar, por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Escobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë, por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t’i kthehet atij. Por, ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon pikëpamjen se bujarinë e kuptojnë si frikë ndaj tyre”, tha Kurti.
Në pyetjen e radhës, gazetari i thotë Kurtit se a mos i duket atij se Escobar po i bën lëshime Serbisë.
“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime”, tha Kurti.
“Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se janë virtyt i Escobar këto lëshime. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, se kanë frikë nga ta. Kështu thonë ‘le të kërkojmë edhe më shumë’. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen”.
Gazetari i mediumit boshnjak nuk ndalet me kaq. I thotë Kurtit se “që kur Escobar erdhi në pozitën e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi janë bërë të paqëndrueshme”.
Prandaj, e pyet, “a është kjo pasojë e lëshimeve ndaj Beogradit?”.
“Mendoj se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e situatës në të cilën kemi neutralitetin e rremë të Beogradit ndaj Federatës Ruse. Dhe nuk mund të jesh neutral midis zjarrfikësit dhe zjarrit. Çfarë neutraliteti është ai. Por Beogradi pretendon të jetë neutral në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Ky neutralitet është i rremë. Por nga ana tjetër, ju keni neutralitetin e Perëndimit demokratik ndaj këtij neutraliteti të rremë. Neutraliteti i Perëndimit ndaj neutralitetit të Serbisë është neutralitet i vërtetë”, pohon Kurti derisa luan me fjalën neutralitet.
“Ndërsa neutraliteti i Serbisë ndaj Federatës Ruse është neutralitet i rremë. Mendoj se nga kjo premisë kemi këto pasoja të sjelljes së Beogradit. Mendoj se shumë shpejt zoti Escobar do ta kuptojë se t’i japësh diçka Serbisë nuk e bën atë më të mirë. Në të kundërtën. Mendoj se kjo lidhet me faktin se Beogradi nuk është distancuar nga e kaluara e tij kriminale dhe nga regjimi i Millosheviçit. Nga ana tjetër, nuk u distancua nga e kaluara kriminale e Kremlinit dhe presidentit Putin. Mendoj se ky mos distancim i dyfishtë i Beogradit është problem, sepse Serbia nuk mund të bëhet kurrë demokratike dhe të jetë në paqe me fqinjët e saj”.
Sa për qëllimet e Serbisë, Kurti deklaron se ato janë të qarta dhe se po dëshirojnë sërish të kthehen në atë që njihet si shkëmbimi i territoreve.
“Mendoj se në të njëjtën kohë presin, jo vetëm rezultatin e luftës në Ukrainë, por edhe ndryshimin e administratës në Uashington. Ata do të donin t’i rikthenin disa nga projektet që kishin para se të bëhesha kryeministër, që është shkëmbimi i territoreve. Ishte koha e Grenelit ku Beogradi donte të përdorte rrethana në të cilat nuk kishte vëmendje të mjaftueshme për historinë dhe vullnetin e popullit, por kush është më i fortë merr më shumë. Dhe unë mendoj se në këtë kuptim ata tani duan të rrisin edhe më shumë këtë tension që ekziston sot në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që Uashingtoni dhe Brukseli t’i dëgjojnë”.
Kurti në pjesën më të madhe të intervistës ka folur për situatën në Veri. Kryeministri i Kosovës tha se barrikadat atje janë nën direktivat e Vucic-it, derisa deklaroi se nuk e kupton KFOR-in përse po ngurron t’i largojë barrikadat.
“Këto barrikada ishin pjesa e dytë e episodit të parë, që ishte se serbët nga veriu morën urdhër nga Beogradi që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës”.
Kurti pohoi se “nuk dua t’i zëvendësoj serbët që ishin në sistemin e institucioneve tona me shqiptarë. Por gjithashtu mendoj se gjithnjë e më shumë serb, madje edhe ata që nuk kanë qenë në punë më parë, duhet të aplikojnë për t’u punësuar në sistemin tonë, që është sistemi i Republikës së Kosovës, shtet i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe çdo komuniteti, përfshirë këtu. komunitetit serb”.
“Ky ishte episodi i parë që u larguan nga institucionet. Është shumë e qartë për mua pse e bënë këtë. Sepse Beogradi e refuzoi propozimin e Gjermanisë dhe Francës, propozimin e BE-së. Për të paketuar refuzimin e atij propozimi, u larguan nga institucionet dhe më pas e shfajësuan”.
Për shtyrjen e zgjedhjeve në Veri, Kurti tha se u vendos ashtu, sepse “nëse do të bënim zgjedhje tani, ndoshta do të kishte incidente”.
“Por problemi më i madh do të ishte që njerëzit të mos dilnin në zgjedhje, sepse serbët kishin shumë frikë nga strukturat ilegale në Beograd, të cilat tani me këto barrikada janë bërë banda kriminale”.
“Nga ana tjetër, nuk kanë më justifikim për tabelat KM-së, sepse ne thamë se nuk do të ndëshkojmë askënd, por le t’i japim një shans bisedimeve, negociatave për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Dhe tani që nuk kanë asnjë justifikim, po bëhen edhe më agresivë. Mendoj se agresiviteti i tyre është në fakt dobësia e tyre. Ata u përpoqën me disa demonstrata, por u duhet shumë mund dhe shumë para, shumë transport me autobusë për të mbajtur një tubim. Historikisht, ne shqiptarët kemi një traditë të thellë të organizimit të demonstratave. Gjatë shekullit të njëzetë, Serbia ka shumë më tepër traditë për luftë sesa për demonstrata”, deklaroi Kurti.
Por, traditë kanë edhe për barrikada, për të cilat Kurti ka pasur një përgjigje të gjatë.
“Kanë edhe për barrikada traditë, por kanë për barrikada që tani janë në sanduiç. Nga njëra anë, ka barrikada që janë shprehje e pamundësisë për të krijuar një lëvizje civile. Nga ana tjetër, ata janë gjithashtu të pafuqishëm në kuptimin që nuk dinë asgjë tjetër. Ata nuk janë krijues. Ata nuk dinë gjë tjetër veçse të përsërisin gabimet e viteve nëntëdhjetë kur ndërtuan barrikada në Bosnje dhe Kroaci”.
“Pra, në një farë mënyre dinë vetëm të përsëriten. Por nëse e përsëritni veten, atëherë po e vendosni veten për dështim. Unë mendoj se ata do të dështojnë. Këto barrikada nuk janë barrikadat e protestave studentore të 68-ës në Paris. Këto janë barrikadat e njerëzve që, në bazë të uniformave të tyre të errëta, të qenurit tullacë dhe me mjekër, imitojnë Drazha Mihailovicin”.
“Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për t’u mbrojtur kundër atij njeriu të uniformuar dhe të armatosur që do të qëllonte mbi automjetet që do t’i afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake. Dhe mendoj se shumë është e lidhur me serbët që vijnë nga Serbia. E në fotot në rrjetet sociale shihet se si mburren dhe adhurojnë si Kremlinin ashtu edhe Ëagnerin”.
Kurti ka përsëritur se barrikadat, përkundër se Vuçiç mundohet ta mohojë, janë prodhim i financuar në Beograd.
{Edhe direktivat politike edhe financat u vijnë nga Serbia. E dini, është njësoj si kur thoshin se Serbia nuk luftoi në Slloveni, nuk luftoi në Kroaci, nuk luftoi në Bosnje-Hercegovinë. Vetëm në Kosovë nuk mund të thoshin se nuk luftuan. Natyrisht, ishte ushtria serbe gjatë gjithë kohës dhe jam i bindur se ky lloj narrative nuk do të zgjasë{.
Duke dhënë këtë përgjigje, Kurti është prehur i habitur me KFOR-in, që po vonon t’i largojë barrikadat.
“Ne i japim edhe pak kohë KFOR-it. Kështu na kërkuan. Ne kemi forcën. Ne kemi fuqinë për të hequr ato njëmbëdhjetë barrikada që u vendosën dy javë më parë. Por KFOR-i insiston që t’u japim edhe pak kohë”.
“Kemi kërkuar nga KFOR-i para Krishtlindjeve. Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë. Nuk e di pse po ngec dhe pse po e bën. As vetë nuk e di se çfarë bisedash kanë bërë atje. Por e di që kjo nuk mund të zgjasë shumë. Së shpejti do të kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i heqë barrikadat ose, për arsye të panjohura për mua, nuk do ta bëjë këtë, atëherë ne do të duhet ta bëjmë vetë”.
“Sepse barrikadat bllokojnë kryesisht serbët në veri. Ato janë shkelje dhe shtypje e rendit tonë kushtetues dhe ligjit dhe rendit tonë. Por në radhë të parë është kundër lirisë së lëvizjes. Për 23 vitet e fundit, KFOR-i është mburrur se qëndron për paqen, për sigurinë dhe fillimisht për lirinë e lëvizjes. Epo, tani ai duhet të provojë veten në veprim. Mendoj se ka ardhur koha që ata të dëshmojnë veten. Nëse ata nuk do ta provojnë veten, atëherë, për fat të keq, ne do ta provojmë”.
Por, a mund të hiqen nga Policia e Kosovës dhe pa incidente?
“Nga ana jonë është e mundur” përgjigjet Kurti, “por ana tjetër është e panjohur për ne. Njerëzit janë me uniformë”.
“Nuk e dini se si do të reagojë secili prej tyre kur të afrohet policia jonë. Unë di një gjë. Ata marrin direktiva nga Beogradi. Dhe ndërsa njerëzit ndryshojnë atje, është e qartë se ajo që është autonome dhe autentike nuk vjen nga vetë qytetarët. Këto janë formacione paraushtarake që kanë strukturën dhe urdhrat e tyre. Epo, tani do të thotë nëse do të ketë incidente apo jo, varet nga urdhrat e Beogradit. Kjo vjen nga qeveria serbe dhe presidenti serb. Vjen nga këta katër – Vuçiç, Brnabiç, Vulin dhe Daçiç. Kjo është katërshja nga Beogradi që janë autoriteti kryesor dhe komandues për atë që po ndodh pas barrikadave”.
I pyetur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Kurti pohoi se “nuk është e mundur të ndërtohet një shoqëri demokratike nëse dikush është ekskluzivisht i privilegjuar gjatë gjithë kohës”.
“Sepse privilegj për dikë do të thotë diskriminim për dikë tjetër. Epo, në këtë kuptim, ajo që kërkon Beogradi është kundër barazisë. Dhe ata do të donin ta kishin këtë bashkësi komunash si armë kundër pavarësisë së Kosovës, e jo si diçka nga e cila përfitojnë serbët në Kosovë”.
“E kam thënë disa herë në Bruksel se kam përshtypjen se Serbia nuk dëshiron bashkim komunash. Sepse po të donte vërtet një bashkësi komunash, nuk do të thoshte çdo javë – nuk do ta njohim kurrë Kosovën. Të kërkosh një bashkësi komunash pa e njohur Republikën e Kosovës është sikur të kërkosh diçka me përmbajtje, por pa formë. E pamundur. Nuk mund të kesh byrek pa tigan. Beogradi po përpiqet vazhdimisht të shpikë një makinë kohe. Nuk ka makineri kohe. Ai tren është larguar. Nuk mund të kthehemi as në ’99. as në vitin 2007. Këtë këmbëngulje për ngjarjet politike përmes makinës së kohës, po e mbajnë peng Serbinë, por edhe gjithë rajonin tonë”, deklaroi Kurti.
un thash kushedi ça do kishte ky artikull po lexova vetem nje intervist te albin boles ne bosnje . u ftofshi ne sum bashk me albinin.
Al-bini ,kjo vemje anadollake,injorante dhe Pa tru,po e con Kosoven drejt katastrofes. Amerika e krijoi Kosoven,por ky kafshe primitive,desheron nje kosove si vilajet i Erdoganit,gje qe Perendimi kurre nuk ka per ta pranuar.
Revolucionari Albin po con uje ne mullirin e Serbise.
Thote Al Bini:"Ata [serbet] do të donin t’i rikthenin disa nga projektet që kishin para se të bëhesha kryeministër, që është shkëmbimi i territoreve." Une e pyes Al Binin: "Perse i do serbet ne veriun e Kosoves dhe jo shqiptaret ne jug te Serbise?" Ne momentin kur Al Bini do te urdheroje ushtrine e Kosoves te heqe barrikadat , menjehere Serbia do te shpalle "Gjendje e Luftes" dhe Al Bini do te kujtoje me nostalgji takimet paqesore te Escobarit nga Amerika.
Gjuha jone sa e mirë... Edhe përveç piktorit vetëm baca Albin di ta përdorë si shpatë...!
Po. Kjo është e vërtetë, por Albini, edhe pse me të drejtën në anën e vet gaboi me targat. Duam s'duam ne doli fjala e Escobarit(d.m.th e Shba). Nuk mjafton të jesh vetëm i gojës dhe i drejtperdrejtë ne politikë. Në mjedisin e kurvave nuk bën qar drejtësia dhe burrnia dhe ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë..."Politika është kurvë". Sa për piktorin, ai duket se është më i familjarizuar me këtë mjedis, është si në shpi të vet. Për përdorimin e gjuhës jam plotësisht në një mendje, janë njëlloj...demagogë, por të aftë ama!
Or ti, Albeni eshte koqe, ai ska kellqe. Por mua, per nga faktet, eshte armik. Njesoj si saliqen serbi, qe me fjale duket patriot, por me vepra con uje ne mulli te serbise.
Ky eshte idjot komplet, cdo gje zgjidhet me dialog po kush ta bej dialogun kafshet Osmani Kurti, keta jane te dhier por krenar dhe eshte e sigurt qe po e cojne Kosoven drejt luftes sepse veprojne kundra Amerikes dhe BE dhe paradoksi eshte se bejne fajtor Edi Ramen.
Ky eshte loqe, trap, por edhe armik! Pse nuk flet shqip or maskara! Tuuurp!
Albin Kurti, si gjithnje I qarte dhe I drejtperdrejte. Vucic kerkon me kembengulje asosacionin ne shkembim te heqjes se barrikadave ne menyre qe kur te fillojne bisedimet ne Bruksel te kete avantazh per kerkesa te tjera. Ky qendrim " I bute " i Eskobar i jep me teper zemer Vucicit per te rritur presionin mbi Kosoven. Shpresojme qe Eskobar te ndryshoje qendrim, perndryshe Amerika do te ishte pergjegjese per nje masaker te pergjakshme ne rajon. Shpresoj te mos jete ndonje marreveshje e fshehte me Rusine, ku per hir te Ukraines te sakrifikojne Kosoven.
Ma thuani nje shtet ne bote ku amerika ka mderhyre dhe e ka bere shtet me te drejta te plota,joooooo ska mundesi,tani kosova duhet te perjetoj dhe nje lufte tjeter me serbin Edi Rama te mbyll kufit me kosoven deri ne zgjidhjen e ceshtjeve, kosova sa te ket dosa osmanin dhe albin kurven ne krye kosova do kete vetem tragjedi
Tata luigj shpirtziu, tragjedia rafte mbi koken tende.
Hëngërsh kokën tënde, shkau i ...(e di se kush muti je ti), stërnipër ose pinjol i atyre që dekonspiruan shqiptarët e Shkodrës.
Gjithë loja gufon nga vorbulla Ukrainë - kompensim për Rusinë. Historia po përsëritet në ILIRI ("Ballkan") Është USA ajo që dëboi shah Rezah Pahllavin nga Irani për të sjellë të favorshmit, atëherë në dukje, djallin, ose "gardistët revolucionare" të prirë ngaAYATOLLAH HOMEINI. Sot, këtë faturë gabimi e paguan rinia e Iranit... Skenari identik edhe me Dardaninë: Nëse nuk do Albin Kurti...do gjejmë një zgjidhje tjetër - u krekos Escobar-i. Trimave iu prinë edhe fati i drejtësisë - fenomeni ZELENSKY
Albin ke byth ti largosh Serbet nga mitrovica nga veriu kosoves , nese ke byth largoi , ne te kundert trus bythen se po behesh i shpifur , nuk mbahet nen hyqem nje qytet me 95 perqind te popullsis serb , nese do te ndahesh pergjithmon nga Serbia bej shkembim ne te kundert te qoft sherri mar me ate rrace muti deri ne perjetsi , rrug tjeter nuk ka , kur byth nuk patet ta fitonit vet luften por iker te ter nga kosova , me shum nuk ke çfar kerkon , kroacia i vuri kufirin serbis e mbylli vet kte kapitull , burrat kosovar iken nga kosova sa filloj lufta , lan ne fushbetej vetem 20 mij emigrant kosovar te ardhur nga diaspora pra UÇKn dhe kta i dhan dinjitet kosoves se pjesa tjeter e vun ne shtyllen e turpit lan gra pleq e femij dhe iken jasht kufijve , i pam me syt tan kto gjera , kur luften e fitojn te tjeret , bej siç te thon , fitimtaret vendosin fatet e nje vendi mos harro , por kam frik se jeni ju me LDKn qe nuk ndaheni dot nga serbia dhe luani me karten e patriotizmit se nuk ju ndahet shpirti prej serbis , ju dhe tregtin 90 perqind e beni me serbin akoma , 5 perqind me shqiperin , uli kembet ne tok Alibin me patriot se Thaçi nuk je as ti as osmonja as kerkush mos e harroni kte , ai ka luftuar me pushk ne dor kur osmonja bridhte neper evrop e priste te pushonte lufta bashk me idhullin e vet Rugoven e kompani , ky esht realiteti .
SHQIPTAR O KOKEPALAR DUKET QE RAHMUTI U KA BERE SHPELARJE TRURI ,U MESON JU RIPJELLSAVE SI TI DUAM SERBET .HIQE ATE EMER SHQIPTAR SE NUK TE PERKET ,MENDIMI JOTE ESHTE AI NJE SERBI KUR FLET SE LIRINE UA SOLLEN TE HUAJT .TE FALENDEROSH ZOTIN TI DHE BYTHELEPIRESIT SI TY QE JANE KOSOVARET SE PO TE ISHTE PER TY DO TA HAPNIN MARMITEN.KOSOVA NUK KISHTE AS USHTRI AS ARMATIM SE SERBET I KISHIN MARRE MASAT QE PARA 60 VITEVE KUR TITO ISHTE NE PUSHTET.SI NUK FOLE NJE FJALE NJE JAVE ME PARE KUR KM GREK ERDHI NE HIMARE PO U FSHEHE SI KRIMB MBAS BREKUSHEVE TE RAHMUTIT .TY TE TERHEQ PARTIA PREJ HUNDE MORE PLEHRE JO SHQIPERIA .DERI DJE BROHORISJE PER SALI KERMEN KURSE TANI NA MBESHTET PSIKOPATIN RAHMUT.NUK E SHIKON SA POSHTE KE RENE SA DEGJON MERON
O JU TE TEMES PSE NUK E SHKRUANI TE FJITHE KOMENTIN POR E COPETONI ,SHQIPTARET NUK MUND TE PRANOJNE NJE KRYEMINISTER DORDOLEC SI RAHMUTI QE DO PERGJIGJET DERI ME NJE PER MASHTRUMIN E VOTES SE SHQIPTAREVE,PER BASHKEPUNIM ME KRIMINELIN SERB VUCIC PER DASHURINE E TIJ PER LOJTARE SERB QE SHFAQNIM KENAQESITE E TYRE PER VRASJET NE BOSNJE DHE KOSOVE,PER DHENIEN ECELSAVE TE TIRANES TE CETNIKEVE SERBE.FTJA E SHQIPERISE NEBALLKANIN E HAPUR ESHTE NJE DEM I MADH BERE CESHTJES SHQIPTARE ESHTE IDIOTESI ESHTE TRADHTI.VOTA IME NUK MUND TI PERKAS NJE SHARLATANI QE MENDON SE ESHTE ZOTI.TURPI E MBULOFTE.
O Arjan, o rrotë k@ri, o analfabet.
O shoky, shqiptari foli me fakte; politika do kellqe dhe try; albini nuk ka asnjerin; zotrote, pervec sharjeve, cfare prpozon te bejme?
Ky Albini është një karabush i tërë që kujton se është udhëheqës i madh i një populli të vogël. Ky idioti kujton se është një opozitar që mund të flasë ç'të dojë, kujton se është politikan dhe që të gjithë do dëgjojnë dokrrat e tij. Ku burrë i pa rritur me mëndje fëmije kujton që Amerika dhe shtetet e mëdha që vendosin fatet e botës kanë mendjen e tij që nuk shikon më tepër se 2 metra larg. Fatkeqësisht Kosova nën udhëheqjen e Albinit dhe të Vjosës do të vuajë dhe dalëngadalë nuk do të jenë më interesantë për perëndimin dhe Shba-të, pa të cilat Kosova nuk do të jetë kurrë një shtet normal dhe i pavarur.
Parimisht ka të drejtë, mbetet në pikëpyetje se sa e mundshme është realizimi në praktikë.
Bravo albin keshtu duhet serbit duhet ti rrish perball pa frik U bej thirrje trimave te FB te organizohen dhe te mbrojn kosoven tani o jeni per lirin e kosoves qe dhan jeten mijra luftetar te uck Dhe boll me percarje dhe thirrje pseudo patriotike nga FB
Na prij Emigrant. Ti dhe Ilir Metaj me sopata, ne me cfurqe dhe lopata, t'i derrmojme tanket serbe. Si? Nuk munden tanket me cfurqe dhe lopata? Pse? Ke armë të tjera ti? Aaaa, të na japin amerikanet? Prapë amerikanet? Ore, të kuptohemi, tani, amerikanet i kemi miq apo armiq, se ju mbetet duke i sharë. Edhe Kosova qe është sot është prej amerikaneve, ndersa ju zorraxhinjte dilni ketu dhe beni si heronj. Debila.
1. Paqa ne Ballkan eshte pjese e paqes ne Europe. 2. Amerika e ka shpetuar dy here Europen. 3. Fuqite Europjane, nuk kanë mundur të zgjidhnin problemet e tyre. 4. Kanë humbur durimin, kanë treguar optimizëm te tepërur. 5. Nuk kanë qënë në gjendje te parashikonin pasojat katastrofale. 6. Prezenca Amerikane, Integrimi "Hap Pas Hapi" Euro_Atlantik, Ështe një domosdoshmëri, në një Botë që po bëhet, Akoma më e komplikuar. 7. Kush mund të jenë "Ato Subjekte" që duan ta pengojnë "Koperimin Euro_Atlantik"? 8. Po sikur e gjitha kjo situate te gjenerohet: o. Për të larguar vëmendjen nga Ukraina? o. Për të fituar kohë që, ........................ ? 9. Z. Albin: Kush mendoni se do ndihmoje Kosoven?
UCK-ne nuk edo Albini.
Sakte.
Ahhh shqipni e mjera shqipni….!
Bllofe kakarecas si te Kurtit,edhe te Vucicit.
duhet te ishte bere shkembimi i territoreve do e kishin permbyllur njohjen e shtetit te kosoves.... tani ky albi ca e ka emrin nuk ka shtet ktu duket ca fuqie ka , pra shtrin kembet me shume se cka jorganin, mbaje ne bythe albin u nxitove me sjelljen tende jo realiste koqe kandari
Shqiptar kari, ti vetem shqiptar Nuk je
Ham Ham KARI Vetem ti je shqiptar se flet tamam me traditen e shqiptarit si shqiptar se vetem Kari Bytha Pidhi dini ju shqiptaret Rrofte Demokracia skiqipetare dhe rrofte Tema se shikon se ci bejme ,e shajme e delendsim ALBIN KURTiN
Shume here nuk e kame pelqyer Kurtin per shume vendime,por po ta lexosh me vemendje,pa mllefe,me duket se ka te drejte per te gjitha.Kame vene re ,qe politike Amerikane po leshon shume,shume ndaj Serbise.Se ku eshte qellimi nuk e di,por per shume gjera bejne Muuuu,duhet pare Shqiperia ju arriti Mbrojtjabketa 30 vjet demokraci(Zero),Te kuptojme dhe keto qe po ndodhin tani ne Kosove.
Qellimi qe ta dish i dashur Koli eshte, se: jane bere pishmen qe e çliruan dhe e njojten si shtet kosoven. Pan qe sjemi ne gjendje te bejm shtet si ketej dhe andej se politikanet tan kan mendjen kush te vjedhe me shume. Prandaj po na e kthejn kurizin
Nder te rallat komente qe pelqej ketu
Kurtoviçi është idiot është faqezi është hajvan ësht primitiv është budalla është mashtrues është genjeshtar është frigacak është faqja e zezë e Kosoves
ore a di shqip ky apo,do të tregojë që është poliglot?? më shumë ka mundësi që kursen paret e shtetit!nuk paguan përkëthyes!! është gjë e mirë të dish gjuhë të huaja,por të flasësh sërbisht,pavarsisht se me kë,më duket pak si puna e asaj blerjes së mallrave në sërbi!! nuk e kuptoj këtë dëshirë për të treguar se di sërbisht dhe dëshira për të blerë mallra,po të sërbisë!!
Ta gezoni koqovare kete e bullicen,keta kishin kohe me vendose ligjin ne Shqiperi por jo per te drejtua Kosoven,zoti na ndihmohte nga keta sharlatan koqovare e ishalla mbetet ketu se gjakun e atyre qe ee dhane per liri te Kosoves e bane uje ,mblodhen gjithe fare spiuni ubash dhe heronjet i derguan ne Hage edhe nje here Kosova mbetet Kosove se dosa dhe ke al- bin kurtiqi jane duke ja vene flaken
Interesant. Ka dy lloj komentuesish për këtë artikull. Të parët janë ata që nuk kanë tru, por që gjuha u punon shumë! Duket se nga niveli nuk janë të aftë të shkruajnë më shumë se dy fjali. As argument, as llogjikë, as stil, as edukatë në komentet e tyre. Veçse shajnë Kurtin me libër shtëpie. Veç kaq dinë të bëjnë! Nivel kontigjenti burgu ose dru me pre. Ka disa të tjerë që argumentojnë me fakte dhe llogjikë se ku Albini ka të drejtë dhe ku gabon. Ata shkruajnë gjatë dhe me arsyetim. Por grupi i parë përbën shumicën!
Ndersa ti hyn ne nje nen-grup qe ngaqe nuk ka argumenta vete kritikon ato qe kane
Arditi ky A-Z hyn tek ata të mënçurit rokoko!! një thënje e mënçur i përshkruan shumë bukur tipa të tillë"nëse ke dëshirë të bëhesh piktor,shkrimtar artist,dhe nuk ke talent fare!?atëherë bëhesh kritik arti"! kështu me logori të mjaftueshme mund të hash sa të plasësh!!
Me keqardhje e them,me shume keqardhje,por ky ehe....
Nga te gjithe udheheqesit qe i ka pasur RK,Albin Kurti dallohet si nje person me vizion me vendosshmeri te qarte edhe per miqet qe i ka Kosova (qe akoma fatkesisht i besojne dhelpres serbe se eshte viktime eshte e uritur eshte e djegur per nji gote uj)dhe atyre armiqeve shekullor rusoserb,se ketu jemi ne dhe po i dalim ne mbrojtje trojeve tona,se eshte e drejte e cdo kombi te mbroj kufijt e Atdheut te vet.Zoti mos na lentete pa miq besnik pa njerez qe fjalet vendimet e tyre ne rrafshin ku shtrihet Kosova dhe trojet tona,kane vlere kane force per ta bindur mbare njerezimin se Kosova eshte lne te drejten e vet,Sa keq kur disa nuk e kuptojne te verteten (lus te mos jene shqiptar se nenat tona nuk besoj te rrisin laro te ketille)vjellin vrer perhapin frike ,leshojne fjale si lopa bajgen per ta trembur popullin tone,sa keq si keshtu o te mjere?e lexon ne ndonje gazete qe ndonje rusoserb te thote kete qe e thone disa zuzar?mallkima marrcin nga nenat e tyre po te jene Shqipetar.Qe moska pregatit kurthe te hartuara ne dem te popullit tone nuk na habit,shpresoj qe keto kasnec te jene instrumente te edukuar te veprojne kunder kombit tone por me origjine rusoserbe.Sot o kurr qe popullit tone i nevoitet nje ide nje vendim i qarte ashtu sic e ka Qeveria e Vjosa Osmani dhe Albin Kurti,kokosher tremben e trumbetojne sipas interesave te qarqeve rusoserbe ,por nje popull i vendosur do triumfoj mbi armiwet shekullor te Kombit tone,prandaj te bashkohemi te jemi nje Grusht ????i fuqishem para kesaj kulcedre qe rrezikon mbare njerezimin.
Omar Kajam: O zot cili eshte shpeimi im? Nje mendje e verber i tha nje ze nga prita... Ty Flamur ta ka dhene pergjigjen Omar Kajami. Ti je verbuar nga madheshtia e Kurtit qe ne thelb eshte reflektim i madheshtise serbe, inxhektur ne damaret e Kurtit ne burgun serb. Edhe Vulini e ka permendur kete vetem njehere sepse i shpetoi goja dhe u kritikua nga Vuciqi se po nxirrte sekretet. Qe nga ajo dite e deri me sot Vulini dhe Kurti po luajne te njejten loje. Trapi serb u ngaterrua njehere kurse ti trapi shqiptar je qorruar perhere nga "dritat verbuese" te madheshtise se Kurtit. Ne nuk kemi shpetim!
LP njerëz të tillë nuk kanë munguar asnjëherë!!po të lexosh shkrimet në piramidat egjyptiane do të shohësh,me cilësi më të mirë shkrimi,se janë të njëjta si të këtij idioti të dobishëm!!shiko tërë ata shkrimtarë,thjeshtë ndjekës,adhurues diktatorësh,dhe do të shohësh që shkruajnë të njëjtat gjëra!!diktatorët krijohen nga njerëz të tillë,nga mbështetës të pa kushtëzuar të sociopatëve!!nuk e fus sot për sot kurtin si të tillë,par si diktator,por tek ai ka shumë shënja që tregojnë se ai është i prirur për të qënë i tillë!!të shikosh,vlersosh,të ndjekësh një person pa pikën e dyshimit,pa vënë në dyshim veprimet e tij,dhe sidomos kur tek veprimet e tij varet jo vetëm jeta tënde por dhe e gjithë popullit tënd!? duhet të jesh i trashë në kulm,duhet të jesh i shkatërruar nga një ndjenjë inferioriteti,sa vështirë se mund të shpëtosh ndonjëherë!! njerëz të tillë,kanë një të metë të madhe!nuk kanë të zhvilluar në mendimin e tyre dyshimin!!ata dhe kur veprojnë dhe kur nuk veprojnë janë të sigurtë në veprimet e tyre!!dikush e quan "burrëri"dikush tjetër budallallëk!!tek njeriu me një nivel normal,dyshimi është një nga faktorët që e bën të cë përpara,të përparojë!! një popull që ndjek verbërisht politikanët e tij.nuk bën gjë tjetër veçse lind dhe rrit diktatorin e radhës,nuk bën gjë tjetër veçse e çon veten në një çmënduri si kjo e xhuxhit vledimir,sot,si e dy gisht mustaqes piktor dështak,80 vjet më parë!!
Po filloi lufta ne Kosove, une them te dërgojmë Cim Peken,Artan Shkullakun,Bes Kallakun dhe Ilir Meten si trima luftëtare te rivendosin situatën,atje
Sem herove Saliun.
I vetmi njeri qe lufton me gjithe mend per Shqiperine. Albini do te hyje ne histori sepse Kosova do te triumfoje mbi Serbine
I vetmi njeri qe lufton me gjithe mend per Shqiperine. Albini do te hyje ne histori sepse Kosova do te triumfoje mbi Serbine
petromaks të garantoj se kosova ka kohë që ka triunfuar mbi sërbinë,albini këtë vetëm se mund ta çbëjë,nuk mund ta ndryshojë!!hajvan,para 14 vjetësh,e para tyre,idiotë si ti hanin të njëjtin mut,por me kutërbim tjetër!herë me ibrahim herë me ramush e herë me arshim!! përpiquni një herë të mendoni me mënd dhe jo me politikanë!!përdorni kokën tuaj dhe jo ti bëni gojore,induktive,gomarit të radhës në pushtet!!
Po ku ishte Kurti edhe kur Kosova zhvillohej lufta çlirimtare, ku ishte kur filloji të ndërtimi i shetësisë e saj me SHBA dhe vendet mike demoktarike. Rrugëve duke ulurit kundër shtetësisë. I vëtë flakën institucioneve të shtetit, nuk pranuat shetësinë, simbolet e saj dhe u rreshtuat kundër miqëve tanë ndërkombëtar dhe bëtë politik siç konvenonte Serbisë e Rusisë. Kurti dhe Osmani kur erdhët në pushtet ka ndrrua krejtësisht kursin por jo edhe qëllimin e politikë të ngajshëm me atë serbo- ruse ndaj shqiptarëve që të shakatërroji shtetësinë dhe kthej Serbinë në Kosovë dhe tash jemi në situtën e vitev të 90. Po jetojnë me varfëri e mungesa më elemtare për jetë si në shëndetësi, arsim, kurse gjendja sociale megreva e pa panunësi dhe rritje enorme të çmimve dhe pa prespektivë për ndryshime pozitive. Ketë gjendje politike që sollët nuk mund ta përballoni më ju Kurtin e Osmani sepse keni PËRNDJEKUR aleatët tanë natyral dhe miqtë e shqiptarëve dhe Kosovës; SHBA, BE, Shqipërinë dhe vendet tjera demokratike. Sipas këtyre pushtetarëve tash të nga gjithë Amerika janë kundërshtar – armiqë tanë kurse ruset i përmend vetëm si subjekt dytësor dhe jo si agresor dhe Serbia si vendi i privilegjuar që na furnizon me gjithçka!. Kurti e Osmani tërë kohën kanë punuar kundër paqës dhe në favor të izolimit nga pjesën më të madhe të popullsisë që skarifikoji dhe solli lirinë dhe pavarësinë kurse vetë nuk kanë asnjë koontribut për pavarësinë përkundrazi bënë çmos ti shkatërrojnë UÇK dhe kreun e saj dhe i dërguan në Hagë për ta realizuara projektin ruso serb për zhbërjen e shtetit të Kosovës.
Vjosa e Albini në Kosovë dhe Sala e Iliri në Shqiperi qe te katert janë mashtrues dhe faqezi Mjer ti moj Kosovë e mjer ti moj Shqiperi
O CEKIC O PROSTITUTE TI NUK MUND TE HEQESH NJE VIJE TE DREJTE NDERMJET ILIR METES E PLAKUT MERE NGA NJERA ANE DHE ALBIN KURTIT DHE VJOSA OSMANIT NGA ANA TJETER,JANE DY GJERA TE NDRYSHME DY PERIUDHA TE NDRYSHME DY MENDESI TE NDRYSHME.SI MUND TE KRAHASOSH NJE KRIMINEL DHE HAJDUT QE KANE MBI 30 VITE NE POLITIKE ME NJE NJE NJERI TE PAKORRUPTUAR SI ALBIN KURTI DHE NJE PRESIDENTE SI VJOSA OSMANI QE KA ME SHUME VOTA SE CDO POLITIKAN NE KOSOVE DHE NUK KA ME SHUME SE 1 VIT E GJYSME NE PUSHTET.RAHMUTI KUJTOI SE DO MBESE NE HISTORY ,POR SAPO DOLI NE KOSOVE ALBIN KURTI KA DALE KOMPLET JASHTE LOJE DHE CFARE KA BERE KA VENDOSUR TE GJITHA FORCAT KUNDER ALBIN KURTIT ,EDHE PSE ALBINI NUK MERRET FARE ME TE TA KUNDERSHTOJ,HESHTJA ESHTE ARMA ME E FUQISHME E TIJ PARA INJORANCES TE KRYEMINISTRIT TIM SHQIPTAR.ME ALBININ ESHTE E GJITHE SHQIPTARIA NUK MUND TE JENE DORDOLECAT SI PUNA JUAJ ,JU E KENI SHITUR EMRIN SHQIPTAR.
Ky al-Bin Kurt kari se kupton në emër të kujt flet Eskobari ? Escobar thotë duhet të bëhet Asociacini siç është rënë dakord kurse ky thotë jo. Nëse ka ushtri dhe është trim Kurti le të marrë në kontroll situatën dhe ti bëjë ballë i vetëm Serbisë. Por jo të fshihet pas KFOR-it dhe të gjuaj me guriçka Serbinë. Ky është lolo ose palaço cirku që nuk di nga lidhet gomari e jo më të merret ne politikë.
Or Arian,me avash more djale.Merru me shkrimin,jep dhe mendimet e tua,sic ke bo ja 4 here ketu,po me avash me t’ shamet,se jo per gjo po vetem sa merzitesh vete:Ketu tek Tema Meros,asnje nuk shkruan me emer dhe mbiemer,kshu qe cilet po shan nuk e kuptoj.Per te ngacmuar pak:Edi Rama eshte nje qind here me lart se Albini yt per politike.Kurse Viosa jote eshte nje qind here me e mire se Likja -Bac Saliu.Tung trim dhe merre me bute.????
Vetem njerezit e verbuar nuk e shohin Diellin me sy,sa keq i ka zen mallkima e qumeshtit te nenes dhe ninulles duke menduar se do rritet nje dragua per Liri dhe Bashkim Kombetar.!fatkeqesisht nga nenat shqiptare kane lindur Lp,omare dhe gomare qe nuk ja vlen te humbish kohe!por nuk me le ndergjegjja kunder ketyre te cileve kam dyshime te forta,se nuk jane gjak shqiptari,Te jesh mosmirenjohes ndaj Legjendes te kombit tone Albin Kurti dhe te gjithe ata qe jane per rreth ti,gjithmone ne mbrojtje te Lirise integtitetit !eshte e barabarte qe te bejsh gara per te rrembyer flamurin e tradhetise kush me te madh se Edi Rama Esat toptani ..jane ca pyka proserboruse qe meritojne ate qe e meriton piemonti i vogel i serbise .Nuk kuptojne zuzaret,nuk kuptojne katilet se Albin Kurti !e ka futur vetvehten ne faqen e historise,por ku jane keto uriqserborus qe vjellin vrere kunder popullit dhe Kosoves te shume vuajtur.Besoj se Albin Kurti do tealizoj aspiratat e te pareve tane qe luften per Liri Clirim kombetar nuk e ndaluan kurr.Mallkuar po te jeni dhqipefoles se politika juaj ju konvenon vetem moskes dhe beogradit.
E po budalla kishte kjo shqiperi tradhtare qe vetem thik pas shpine i ka fut kosoves qdo hete