
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.
“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Njoftimi i plotë:
Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bisedua për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë. U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.
Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.
Gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
Kurti dekonspiron çdo bisede me te Huajt, qe ta degjoj edhe Vuçiç, dhe te Pregatitet mire. Ndaj edhe Politikanet e Huaj nuk besojne te Kurti, dyshohet qe punon per Beogradin, mos ju duket çudi.
Duket si informacion normal pervec fjalise per bashkepunimin midis Albinit dhe KFOR dhe Euleks. Me duket sikur kjo teme ka qene e “nxehte”, perderisa potencohet ne kufizimet(perbrenda)detyrave qe ka KFOR. Me sa duket Shvelca mendon qe eshte policia e Kosoves plot kompetenca ne veri, dhe KFOR te rrije urte. Ah, keta jane idjot dhe i “tregojne” kompetencat Amerikes, njelloj si dhe serbi.
Kurtoviç nuk tregon asgjë Kurtoviç është mashtrues ordiner është faqezi dhe idiot
...duhet dhe duhet e do të duhej të duhej asgjë mandatuese asgjë imperative