Kisha Serbe: Prishtina, “barrikadë” Patriarkut Porfirije

25 Dhjetor 2022, 19:05Rajoni TEMA

 

Kisha Serbe: Prishtina, “barrikadë” Patriarkut Porfirije

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se autoritetet në Prishtinë ia ndaluan Patriarkut Porfirije të vinte në Patriarkanën e Pejës në prag të Krishtlindjes.

Me vlerësimin se ky është një “vendim jashtëzakonisht diskriminues”, patriarku u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të “ndalojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë që kanë jetuar në provincë për të paktën 1500 vjet në vazhdimësi, në tokë të paraardhësve të tyre”, transmeton Beta.

“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, njoftoi kabineti i tij.

Patriarku shtoi se “i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë mes të gjithë njerëzve” dhe se “veçanërisht lutet që paqja të mbizotërojë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, ku ata kanë jetuar së bashku me shekuj”.

Prishtina deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim për këto pretendime.

10 Komente

  1. M
    Mbreti

    Kosova edhe policia kosovare tu ndaloi hyrjen gjith serbeve, e le ti rjepi ne para.njejt si ua bejne serbet shqiptareve.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Seminari teologjik ortodoks i Tbilisit,prodhoi mostrën kriminel dhe tiran si Stalini. Patriarku robqirë i moskës agjent i KGBsë bekonte dhe nxiste ushtarët e degjeneruar muxhikë të vrisnin dhe shfarosnin fëmijët në Ukrainë.Nuk kishte faj Marksi që thoshte se feja eshte e keqja e popujve.Edhe Niçe e vërtetoi filozofikisht me studimin kolosal "Antikrishti".

      Përgjigjjuni
      1. U
        Undefined

        Po ky b..q...po ben "budallain....kopilet e vet kane ngritur barrikada kundrjet Shteti te Kosoves ky skerbithje do te vizitoj Pejen...hahahahahaha....kallaret ortodokse (ruset serbet greket).....cmenduri me kto hajvone mesjetare....kto jane me keq se....halet...arabo-turke....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpalosësi

          Popi genjeu apo e tha te verteten? Akademia Serbe e Shkencave SANU e mohon qe Serbet pas çthurjes se Perandoris Romake ne vitin 476 te kene ardhur nga hapesira prapa Maleve Karpate ne Gadishullin Ilirik. Por popi serb me dashje apo pa dashje rreshqiti ne akullin e rreshqitshem. Nuk guxoi t'i permend pushtimetbe para serbe ne shek 12. (1167-1196) te Kosoves dhe te trojeve shqiptare deri ne Greqi, te cilat i emertuan me emrin Serbia e Vjeter ose (Stara Srbija). Strategjia e genjeshtres eshte te serbet si ç'e ka definuar babai i nacionalizmit serb Dobrica Qosiq (Dobrica Ćosić) ndjenjë patriotike...

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genti

            Që Prishtina ka ndaluar Patriarkun Porfirije të vizitojë kishën ordtodokse serbe në Kosovë është gabim ashtu siç është e pasaktë deklarata e tij se serbët janë aty prej 1500 vjetësh ?!!!! Sllavët kanë zbritur në Ballkan në shekujt 6-7 pra para 1300-1400 vjetësh. Por jo në Kosovë. Në Kosovë një pakicë serbësh janë vendosur rreth viteve 1200-300 kur u formuan perandoria serbe. Kisha Ortodokse në Kosovë aso kohe ishte totalisht shqiptare. Shqiptarët e Kosovës e braktisën vonë besimin e krishterë ortodoks sidomos pas shekujve 17-18 gjatë pushtimit Osman duke jua lënë ato në duar kolonëve serbë. Fatkeqësisht sot serbët këtë e përdorur për të dëshmuar "autoktoninë" e tyre në "djepin" e Serbisë gjë komplet e pavërtetë. Gjithsesi qeveria Kurti nuk duhet të sillet më fondamentalist se sulltanët otomanë duke ndaluar Patriarkun Serb të vizitojë Kosovën pasi në sytë e perëndimit kjo shikohet si diskriminim i besintarëve të pakicës serbe në Kosovë. Kurti duhet të merret me kriminelët që ngrenë baraikada në Veri dhe jo me një copë prift. Ai me ndalimin e futjes së tij në Kosovë fitoi ca pikë te shqiptarët e Kosovës si "patriot" ndërsa humbi shumë më tepër pikë në sytë e ndërkombëtarëve si fondamentalist islamik sç e etiketon edhe Beogradi.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Janullistan Airways

              Mos u tremb, se perendimi i pa kush jane, terrorist te veshur me mantillon e krishterimit. Ruset ortodoks i fusin trapin vellezerve te tire ukrainas, popi rus u pa qe ishte mu t. Edhe Evrope i din kto dredhira edhe CIA, edhe per Janullen e di sem cmision eshte, asesi te Krishtit.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shpalosësi

              Burimet historike, Deshmojne qe dyndjet e sllaveve te jugut fillojne nga fundi i shek V. vazhdojne gjate shek. VI. dhe perfundojne ne fillim te shek. VII...

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamur Struga

                Eshte per tu pershendetur vendimi i kesaj qeverie dhe per tu perkrahur plotesisht duke ua bere me dije armiqeve shekullor rusoserb,se Republika e Kosoves ka institucione !organet e veta per ta mbrojtur integritetin teritorial nderin dhe moralin nga gjarperijt e rusoserbeve.Per nostalgjiket ose tek tuk ndonje artikull i ndonje serbi shqip foles kjo tingellon gallate,armiku i ka metodat e veta per te na corientuar nga e verteta,.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prishtine

                  Ne Kosove ska vend per çetnik kriminel te pafe qe maskohen si patriark. Ç'kujton ky, se eshte te Janulla si ne shqiperine londineze. Ik te Rama dhe Berisha se ata me Janullen ta bejne nje vend.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    Vendim mjaft I drejte I qeverise kosovare, pasi ky ky patriark qe hiqet si njeri I zotit eshte ne fakt nje komisar politik i qeverise serbe qe vec paqe nuk sjell. Qysh kur thote rrenen e perseritur serbe per autoktoni ne Kosove , kur ne fakt kane qene vetem pushtues per afro 2 shekuj ( XIII- XIV ), duket qe nuk ka qellim tjeter pervec atij te qeverise serbe, gllaberimin e sa me shume territoreve shqiptare. Qe kur zbriten nga stepat dhe erdhen ne brigjet e Danubit serbet vazhduan zgjerimin e tyre drejt jugut duke zaptuar territore shqiptare dhe po nuk u ndalen edhe kete here ata do ta vazhdojne kete shtrirje deri sa te dalin ne Adriatik, qe eshte endrra e tyre.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje