Ischinger: A është e vetëdijshme Serbia se nxitja e dhunës e pamundëson procesin e anëtarësimit në BE?!

24 Dhjetor 2022, 15:07Rajoni TEMA

Ischinger: A është e vetëdijshme Serbia se nxitja e dhunës e

Ish-emisari, Wolfgang Ischinger ka shprehur shqetësimet e tij për tensionet në veri të Kosovës.  Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se veprimi i Bashkimit Evropian është urgjent, ndërsa shtron pyetjen nëse Serbia është e vetëdijshme që nxitja e dhunës në Kosovë do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE”, shkruan Ischinger.
Lidhur me gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës dhe me barrikadat atje, ka dhënë një konferencë për media, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se barrikadat në veri kanë humbur kuptimin.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia të premten në mbrëmje tha se duhet të shmanget shfaqja provokuese e forcës dhe zgjidhja duhet përmes dialogut. KFOR ka kërkuar më tepër kohë nga palët në konflikt e pas kësaj kërkeseka pasur pakënaqësi nga zyrtarë të Kosovës.

Gjenerali Ristuccia thotë se është vazhdimisht në kontakt të ngushtë me të dyja palët për të ruajtur qetësinë dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë edhe për popullin e thjeshtë të Kosovës, jo vetëm ushtarakët.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në komunikatën e komandantit të KFOR-it.

3 Komente

  1. C
    Cudia

    Akoma ju me bashkimin në Evropë... Vitet po ikin për së mbari për të gjithë gjysme duke ikur për Evropë. Për çfarë po I duhet Evropa Serbisë?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Po mirë, mo, vërtet beson ky Ishingeri e shokët e tij evropianë, se Serbia e ka seriozisht kërkesën për anëtarësim në BE? Nuk e kanë kuptuar akoma se Vuçiçi nuk e dëshiron aspak anëtarësimin në BE, por e do atë proces vetëm për të vjelë pafundësisht Evropën? Nuk janë bindur se ai dëshiron vetëm anëtarësimin në Rusi, por Putini ia zgjat e ia shtyn sepse i duhet për ta përdorur për të bërë diversion me anë të tij kundër Evropës?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Durres

        Ne formimin e barikadave ka inputetet e veta edhe Edi Ramovići. Ramoviqi ka qellime thera akoma. Tani per tani po çkyen porin e Durresit, qe te mbush thaset tjere

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje