Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestuar kundër Gjykatës Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.
Protesta e së shtunës u organizua nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për unitet për ta kundërshtuar këtë gjykatë.
“Lufta për liri është shenja që ky është shteti jonë. Damkosja e kësaj lufte është sulm mbi Kosovën e pavarur. Edhe 23 vjet pas çlirimit, çlirimi po ka kosto“, tha ai. Ai e ka quajtur absurd dënimin e Salih Mustafës.
“Shikoni aktgjykimin e kësaj gjykate ku thotë që duhet të dënohet komandant Cali është nëse viktima është vrarë nga plumbat e ushtrisë serbe. Kjo është e pritshme kur gjykata nuk e ka qëllim drejtësinë, por e ka qëllim dënimin e UÇK-së. Procesi i Speciales na ka nxjerrë edhe një mësim, liria mund të fitohet një herë, por duhet të mbrohet çdo ditë”, ka thënë ai.
Molliqaj tha se duhet të veprohet tash dhe të mos priten dënime të tjera, por se duhet të rrëzohen edhe dënimi ndaj Mustafës.
“Ne nuk jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë gjykatë, e as fajësuar ata që e kanë votuar këtë gjykatë… Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Nën akuzë e kemi përndjekjen për liri, i kemi themeluesit e UÇK-së, e kemi shtabin e UÇK-së, komandantë të zonave operative, prandaj atyre që u thuhet se nuk po dënohet UÇK-ja, por individët, përgjigjuni thjesht se juve nuk ju intereson as UÇK-ja”, tha ai.
U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se aty gjykohen vetëm shqiptarët dhe jo kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.
“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Gjykon vetëm UÇK-në, duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha ai.
Protestuesit kanë protestuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Në mesin e protestuesve janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës – Hisen Berisha, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi. Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës.
Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor. Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vetë ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij. Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.
Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty. Në atë raport janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë./REL
Lavdi UÇK-së! Lavdi gjeneralëve të UÇK-së!
Gjykata speciale është pjellë sërbo-ruse dhe po i jep argumente të rreme Serbisë t'i quajē të drejta krimet e genocidin që ka bërë ndaj populli të Kosovës e i jep zemër edhe sot të bëjë atë që po bën në Mitrovicën e veriut. Ekzistenca e asaj gjykate duhet të shporret nga institucionet e Kosovës. Boll më.
O KOKETRASH PER ÇFARE PROTESTONI ? PO NESE KANE VRARE E TERRORIZUAR , NESE KANE BO KREME LUFTR DUKE TEJKALU LIGJET E LUFTES DO DENOHEN SE DHE LUFTA KA LIGJE. I TREGONI LIRINE ATYRE QE JUA DHANE DHURATE? ! QESHARAKE.
Kosovari Shkjau i ri ...
Nese vertet fotot e paraqitura tregojne pjesmarrjen reale te protestuesve ,ndjej nje zhgenjim sepse sot duhet te kishte dale e gjithe Prishtina e me gjere ne proteste sepse nuk po denohet nje individ por po njelloset zyrtarisht Ushtria Clirimtare e Kosoves!Besoj se kaq mjafton per te kuptuar qe Serbet kane filluar ofensiven nen terenin e krijuar!Ky do te ishte gabimi me fatal i popullit shqipetar te Kosoves dhe vete qeverise Kurti sepse me kete veprim njolloset njehere e pergjithmone veprimtaria e uçk-se e nepermjet saj zbatimi qe kerkojne me aq ngut i rezolutes 1244 ku Kosova njihet si pjese e Serbise! Plani i Serbeve eshte qe sot me çdo kusht dhe nepermjet aleancave te fshehta te mos i njohin pavaresine e ne tension e siper ti rinjohin fale pazareve te nendheshme "autonomine" brenda Serbise!Ky fatalitet po gatuhet fale edhe renies ne gracke me apo pa dashje te Kryeministrit te vendit i cili po e çon vendin drejt nje fataliteti te paperseriteshem,ku ata qe mund ta kundershtonin qofte edhe me rebelim i ka kyçur ne Hage ,nje rast pa preçedent i nje shteti ku çlirimtaret i ka lene nen pranga e okupatoret nen bisedime me ta!
Popull shkerdhatë i Kosovos, ju nuk keni turp, ju jeni të paftyrë, absolutisht absolutisht. Si ka mundesi që bëni protesta kunder gjykatës së Hagës, kunder kesaj gjykate që është edhe më e drejtë se sa gjykatësit dhe prokurorët e mi heronj, Adriatik llalla, Elizabeta Ymeraj, Fatmira Hajdari, Besim Hajdarmataj, Guxim Zeneli, Gani Dizdadari etj etj etj. Ju popullasi Koqevar, a jini idiota, apo bëni vetë. Unë, lideri juaj kombetar, jua kam spjeguar me fakte që UÇK-ja dhe komandantet e saj, ishin organizatë terroriste. Kosovo e preu në besë ushtrin dhe popullin Serb, duke jua vënë pushken, në një kohë që ushtria e majko Serbisë, kishte ardhur në token e vet, të quajtur Kosovo, per vizitë miqsore, dhe për të festuar Halluinin. Të gjithë Serbia e din që ushtria Serbe ishte e pa-armatosur, por për Halluin, ishin maskuar siç e don festa, si ushtarë, dhe armët, tanksat dhe autoblibdat e tyre ishin të gjitha lodra kallçuku. Kurse UÇK-ja terroriste, pro Amerikane, i sulmoj dhe ju qiu rracen Serbve nur ata ishin në gjumë. Pra ju popullasi i Kosovos, mos protestoni, por hyni në barrakat tuaja, se ndryshe, do më detyroni t'jua çoj aty blindat e mi, me komandantin legjendar Gazideden, dhe tankistin moter-qirë Sali xhepist Lushen, të shoqeruar nga bataljuni i Bujar Bukoshit, probatimit tim dhe hero i Kosovos, të cilët do t'ju shtypin si bubrrecat, dhe Salë palloshi, do t'jua boshatisin xhepat dhe byzylykët. Ose stoj, ose erdha aty. Popullas shkerdhatë.
Kuvendi I Kosoves duhet te shperbej kete institution si organizate anti Kosova Por duhet te votojne te gjithe edhe ata qe sot kane zene karriket e boshatisura nga vullnetaret qe shkuan si te akuzuar dhe mbahen ne paraburgim ne menyre te paligjshme..... por a mund te presesh nje veprim te tille nga politikanet e sotem qe jane ne krye te qeverise dhe presidences Kosovare? Koha do ta vertetoj U bej thirrje polticaneve Kosovare te vendosin per shperberjen e ketij institution si institution illegal and Anti Kosovare

DOSJET PER KËTË GJYKATË I KA BËRË KUDRA VJOSË DHE QENI ALBIN MË LISTEN SERBE DHE MË PROKURORINË SERBE