Serbia 'kërcënon' Albin Kurtin për barrikadat

24 Dhjetor 2022, 16:58Rajoni TEMA

Serbia 'kërcënon' Albin Kurtin për barrikadat

Në ditën e Forcave Ajrore kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nuk beson në një skenar në të cilin policia e Kosovës do t’i largonte me forcë barrikadat në veri.


“Policia e Kosovës as që duhet të mendojë t’i largojë barrikadat me forcë sepse do të ishte sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve dhe edukatorëve që janë mbi to.  Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Kemi mirëkuptim të mjaftueshëm nga ana e aktorëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”.

Ajo këmbëngul se nuk ka kuptim që të diskutohet për propozimin franko-gjerman në një kohë që Marrëveshja e Brukselit për Bashkimin e Komunave Serbe ende nuk është zbatuar dhe se BE-ja nuk e detyroi Prishtinën të reflektojë.

“Duhet që të zbatohet marrëveshja e parë e Brukselit. Nuk di si do ta diskutojmë propozimin e ri franko-gjerman. Çështja është se kush do ta zbatojë marrëveshjen e parë. Kjo është pyetja për BE-në dhe SHBA-në është se kush do ta garantojë zbatimin e propozimit të ri franko-gjerman”.

Bërnabiç vuri në dukje bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, si dhe seriozitetin e treguar sepse ata janë ende duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për kthimin e një pjese të forcave ushtarake në Kosovë sipas rezolutës 1244 te OKB-së.

5 Komente

  1. D
    Dardani

    Niveli i Vetedijes Kombetare ne Kosove: Brenda vitit 2022 deri ne muajin nentir Kosova ka importuar 340 milion euro nga Serbia. Dmth 400 milion euro mallra brenda vitit Kosovaret patriota i blejne nga Serbia. Nga shkjau qe deri shtypi, shpernguli, i masakroj, vrau e perdhunoj. Pra nga po kjo shkini e barikadave qe shan e fyen e kercnon Kosoven çdo dite e shqiptaret patrita te Kosoves ua dhurojne Shkijeve 400 milion euro ne vit. Boll ma kosovar, vetdijsohuni e mos hani mut me shit perralla.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosove

      I mallkuar çofte ai shqiptar qe blen mallra te shkjaut.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skeptiku

        Bernabic hiqet sikur nuk e kupton te verteten se pse Kurti hiqet trim i maleve dhe kercenon KFOR. Me mire te pyes Vuciqin….

        Përgjigjjuni
        1. Çekiçi

          Kurtoviç është nji frgacak qe i ka njerzit e vet në Serbi edhe i paguan më leket e popullit më bë propagandë gjoja është trim Po ku e gjeti ky mashtrues frgacak trimeri kur në luftë nuk ka pas guxim jo më e marr pushken por as uniformen e UÇK nji minut nuk ka pas guxim më e veshë dhe pas lufte mashtrusi Kurtoviç është bërë veteran mashtrues faqeziu

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kavaja

            Shiqo ti Çekiçi, ketu je ne mediat e Shqiperise. E ketu ne Shqiperi njerzit jane me te lexuar e me te ngritur per sa i takon shkrim-leximit. Ik mjafte se shfaqe primitivizmin tende me keto "fjali propaganduese primitive rrugesh e çajtoresh" ...ik se le nam, tifoz i Vucicit.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje