Petkoviç: Serbët respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in, por s’duhet t’i heqin barrikadat

24 Dhjetor 2022, 19:42Rajoni TEMA

Petkoviç: Serbët respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in, por

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se populli serb në Veri e respekton KFOR-in dhe EULEX-in, por sipas tij, nuk është detyrë e tyre të heqin barrikadat.

Petkoviç thotë se çështja duhet të zgjidhet përmes dialogut, shkruan N1.

“Ne nuk kemi asgjë kundër që ata të jenë në veri të Kosovës, ata duhet të jenë atje dhe të mbrojnë popullin serb.

Ata nuk janë aty për të hequr barrikadat dhe deklarata e komandantit të KFOR-it është e mirë se çështja duhet të zgjidhet me dialog, asgjë me dhunë, asgjë si ajo që po kërcënon Albin Kurti”, tha Petkoviç.

Në përgjigje të njoftimeve të zyrtarëve të Kosovës se do të heqin barrikadat nëse KFOR-i dhe EULEX-i nuk e bëjnë këtë, Petkoviç nënvizoi se Kurti “nuk duhet të luajë me kokat serbe”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nuk mund të tolerojnë pafundësisht barrikadat e vendosura në Veri.

Gjatë një konference për mediat në Prishtinë, Kurti u shpreh se KFOR-i ka kërkuar kohë për heqjen e barrikadave, por tanimë kanë kaluar dy javë nga momenti kur u vendosën.

2 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    rrespektoni friken ju a qifsha fare e fis serb te poshter

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Qeveria,serboruse,han me dy luge dhe europa si zuske qe eshte ,akoma genjeshtrat intrigat lotet e korkodillit,ja beson :viktimes: serborusi hallin e vet.Politika e shtetit Ame,perballe situates te krijuar nga armiku shekullor,eshte nje turp akoma me i madh se barikadat e ngritura te armikut,sa gjest i ulet cfare nencmimi perbuzje qe po sheh Republika e Kosoves me Vjosa Osmani presidente dhe Albin Kurti kryeminister .Cfare munden te bejne keta ?per Presidenten nuk dyshohet se eshte nje zkeshtjelle e vertete,ndresa Abin Kurti nje dhkemb graniti i palekundur me kerkesat dhe durimin e tyre,qe eshte nje mencuri sa per shume trimeria per momentin..Shqiptaret ,duhet te solidarizohen me Qeverine me te mire qe ka pasur Republika e Kosoves ndonje here.Se tek kjo qeveri buron Liria,realizimi ,zbatimi i ligjit qe sa shume po i mungon R te Kosoves.Drejt Fitores na pri xhaxhi Albin,dhe Presidente Vjosa Osmani,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje