Diplomati gjerman reagon ndaj kryeministres serbe për tensionet në Veri

25 Dhjetor 2022, 16:33Rajoni TEMA

Diplomati gjerman reagon ndaj kryeministres serbe për tensionet në

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës.

Ischinger tha të shtunën se është i shumë i shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në veri dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë urgjentisht rol vendimtar, shkruan REL.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Ai ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj, Kosovës, do ta bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

E ndaj postimit të Ischingerit reagoi Bërnabiç. Ajo tha se serbët në veri po qëndrojnë në barrikada për shkak që po kërkojnë që të implementohet Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe për shkak të arrestimit “sipas dëshirës dhe mbajtjes peng” të ish-policit serb, Dejan Pantiç.

Por, Ischingeri i tha Bërnabiçit se “nuk zgjidhen çështjet duke nxitur dhunë”.

“Ka kërkesa legjitime nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje