Mediat serbe: SHBA i ka lënë 24 orë kohë Vuçiçit të heqë barrikadat

26 Dhjetor 2022, 11:02Rajoni TEMA

Mediat serbe: SHBA i ka lënë 24 orë kohë

Ambasadorët e shteteve të Kuintit i kanë dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që serbët në veri të Kosovës t’i heqin barrikadat brenda 24 orëve. Kështu raportojnë mediat serbe, duke theksuar se ultimatumi ka mbërritur dje në mbrëmje në zyrën e Vuçiç.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët janë dhe pesë vendet e Kuintit, kanë kërkuar që barrikadat të hiqen, në të kundër siç raporton serbja “Informer”, do i jepet të drejtë Qeverisë së Kosovës që të marrë masa.

“Ky është informacion jozyrtar, i verifikuar nga disa burime, pikërisht sot në mbrëmje, rreth gjysmë ore më parë, ambasadorët e Quinta-s i kanë dërguar ultimatum të hapur Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që brenda 24 orëve të largohen barrikadat, në të kundërtën Kurti nuk e pengon më zbatimin e ligjit. Pra do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët”, ka thënë kryeredaktori Dragan J. Vuçiqeviq.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme janë dëgjuar të shtëna armësh në Zubin Potok rreth orës 19:45, pasi forcat speciale të Kosovës kanë tentuar të heqin barrikadën në një rrugë alternative.

Duke se pas ultimatumit të pesë shteteve të Kuintit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një takim me kryeministren Ana Brnabiç dhe lidershipin ushtarak. Në përfundim të tij, gjenerali Milan Mojsiloviq ka shkuar me urgjencë në Rashkë.

“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.

3 Komente

  1. M
    Marko Polo

    Pse Vuçiqi nuk e dëgjon mikun Edi Rama? Apo Rama është neutral?

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Vucici I ka hyre rruges se ish mentorit te tij Miloshevicit. Edhe ky njelloj ka per te perfunduar. Perfshirja me ne fund e vendeve te Kuintit eshte nje lajm I mire per Kosoven.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ari

        Rama NUK MUND TE BEJ ASNJE ME VUCIC, PASI KY I FUNDIT I SHERBEN PUTINIT....RAMA MIRE ESHTE TE KUPTOJE (ASHTU SIC KUPTOI MERKEL) SE ME SLLAVET NUK FUNKSIONON FILOZOFIA EUROPIANE E BASHKEPUNIMIT...ASNJEHERE OSE NDOSHAT SHEKUJ ME PAS. IMAGJONONI LIDHJET EKONOMIKE ME GJERMANINE, DHE AI NUK I KONSIDEROI FARE ATO... VERTET FRANCA DHE GJERMANIA VENDOSEN KETE FILOZOFI NE THEMEL TE BE, POR ATO JANE TJETER KULTURE POLITIKE, DINE TE KERKOJNE FALJE, ETJ.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje