Aleksandar Vuçiç riktheu tensionin Serbi-Kosovë për të kërkuar shkëmbime territoresh

29 Dhjetor 2022, 10:51Rajoni Nga Emmanuel Pietrobon “Il Giornale”

Aleksandar Vuçiç riktheu tensionin Serbi-Kosovë për

Serbia është rikthyer në qendër të arenës evropiane, pavarësisht se plagët e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë po kullojnë rrjedhin gjak, dhe aspiratat e saj për hegjemoni rajonale, po i prishin gjumin diplomatëve në kancelaritë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Serbia është rikthyer në qendër të skenës evropiane, pavarësisht se sot është një pjesë e vogël e asaj që ishte, dhe për shkal të shkëputjes së Malit të Zi e ka humbur edhe daljen në det. Ajo është e etur për revizionizëm, i ngjashëm me atë të aleatëve të saj të mëdhenj – Rusisë dhe Kinës – dhe po bën thirrje për një rishikim të përfundimit të luftërave jugosllave.

Dhe kjo ringjallje vështirë se do të kishte ndodhur po të mos ishte për Aleksandar Vucic. Presidenti aktual i Serbisë lindi në Beograd më 5 mars 1970. Paraardhësit e tij nga babai ishin me origjinë nga Bugojno, Bosnja Qendrore. Ata u dëbuan në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ustashët kroatë. Anëtarët e tjerë të familjes Vucic u vranë nga ustashët.

Të ardhurat e mira të prindërve të tij, i ati ekonomist dhe e ëma gazetare, e lejuan të riun Vucic të bënte një jetë relativisht komode dhe të merrte një arsimim të lakmueshëm. Në fillim u diplomua për drejtësi në Beograd, dhe më pas studioi në Angli.

I cilësuar si i paskrupullt nga ata që e njohën në rininë e tij, Vucic arriti të hyjë në “sistem” duke shfrytëzuar çdo rast. Kështu përdori një intervistë për t’u afruar me Radovan Karaxhiqin , një lojë shahu për të njohur me Ratko Mladic, ndërsa shkonte në stadiume dhe brohoriste për ekipin e Crvena Zvezda të Beogradit për t’u afruar drejtuesit e klasës sunduese jugosllave.


Në vitin 1993, kur po shembej federata jugosllave, Vucic iu bashkua Partisë Radikale Serbe, një forcë e ekstremit të djathtë që synonte rindërtimin e Serbisë së Madhe, me të cilën arriti të bëhej pjesë e parlamenti në zgjedhjet e po atij viti. Dy vjet më vonë, në vitin 1995, “i paskrupulli” Vucic do të merrte kreu e partisë.

Viti 1998 shënoi edhe pikën e kthesës:Vucic u bë pjesë e qeverisë Marjanovic si Ministër i Informacionit. Ai do të menaxhonte strategjinë e komunikimit të Beogradit gjatë luftës së Kosovës, duke vendosur gjoba për gazetarët që nuk respektonin vijën e diktuar nga qeveria, censuruar shtypin e huaj dhe zbatuar masat të tjera ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e pronës për ata që akuzoheshin si dezinformatorë.

Pas luftës, në vitin 2000, Vucic ishte ndër kritikët më të mëdhenj të të ashtuquajturit Revolucioni i Buldozerit, që e rrëzoi nga pushteti Slobodan Milosevic, i cili sapo ishte rizgjedhur në detyrë. Në vitin 2008, ai do t’i bashkohej Partisë Progresive Serbe të sapoformuar.

Ishte hapi i tij i parë drejt rikthimit në majën e piramidës së pushtetit, duke filluar njëkohësisht procesin e pastrimit të imazhit të tij publik. Dënoi Masakrën e Srebrenicës. U distancua nga Milosevic. Nuk përmendte Serbinë e Madhe. Nuk dihet nëse ndryshimi i ideve ishte i vërtetë apo jo. E sigurt është se ajo qasje do ta çonte në krye të vendit.

Në vitin 2012, për shkak të zgjedhjes president të Tomislav Nikolic, Vucic mori automatikisht udhëheqjen e partisë. Po atë vit dhe deri në verën e vitit të ardhshëm, do të shërbente edhe si Ministër i Mbrojtjes. Në vitin 2014, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare – një arritje e jashtëzakonshme për progresistët – ai u emërua kryeministër.

Por ndikimi i tij mbi Nikolic ishte aq i madh, saqë ishte aq de fakto kryetari i shtetit. Zyrtarisht këtë post do ta merrte në vitin 2017, falë marrjes së 56 për qind të votave.

Multi-vektoraliteti dhe neutraliteti ishin 2 sloganet që i dhanë atë konsensus të gjerë. Por presidenti i ri nuk e kishte marrë parasysh peshën e çështjes së pazgjidhur të Kosovës, e destinuar që të rritej ndjeshëm për shkak të përkeqësimit të konkurrencës mes fuqive të mëdha dhe zgjerimit të NATO – me Malin e Zi në vitin 2017, Maqedoninë e Veriut në vitin 2020.

Serbia nuk kishte fuqinë dhe staturën e duhur për të përballuar paqartësitë strategjike, marrëdhëniet e dyfishta dhe mosangazhimin. Pra të ishte ose me Bashkimin Evropian ose me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Të pranonte pakthyeshmërinë e humbjes së Kosovës apo asgjë. Perëndimin apo Rusinë.

Serbia nuk ishte dhe nuk është si Turqia, një “nuse” e NATO-s dhe “dashnore” e Rusisë dhe Kinës, prandaj sfida e kufizimit gjeografik ka rezultuar të jetë më e vështirë sesa pritej nga Vucic. Në udhëkryq, dhe i ndërgjegjshëm për Revolucionin e Buldozerit, ai zgjodhi – pasi kishte flirtuar për një kohë të gjatë me aksin Bruksel-Uashington – si partnerë të ngushtë Moskën dhe Pekinin.

Partneriteti që mori formën e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të vitit 2018, solli një paralajmërim zyrtar nga BE. Pas një farë shtensionimi gjatë presidencës Trump, me marrëveshjet e pjesshme të normalizimit të raporteve me Kosovën dhe lindjen e mini-Shengenit ballkanik, atmosfera në territoret me shumicë serbe të ish-Jugosllavisë është nxehur gradualisht, herë më bashkëfajësinë dhe herë nën drejtimin e dyshes Putin-Vucic.

Sepse rikthimi tek Serbosfera, një realitet i mohuar publikisht nga progresisti Vucic, ka nënkuptuar rishfaqjen e spektrit të ndarjes së Bosnje Hercegovinës së brishtë dhe rritur tensionet verbale, diplomatike dhe ushtarake me ish-provincën tashmë një shtet i pavarur të Kosovës.

Vucic do të donte të kujtohej si ai që arriti të rishkruajë përfundimin e luftës së Kosovës, duke shtuar kushte më të favorshme për Serbinë. I vetëdijshëm për pakthyeshmërinë e pavarësisë së Kosovës, që është guri i themelit i strategjisë së madhe të SHBA-së në Ballkan , Vucic dëshiron të popullarizojë idenë e një shkëmbimi territorial mbi baza etnike:Lugina e Preshevës në këmbim të veriut të Kosovës.

Kronika e gjendjes së krizës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, një proces që filloi në vitin 2021 dhe u përshpejtua pas luftës në Ukrainë, mund të lexohet në mikro-kontekstin e “planit të Vucic” për Serbosferën dhe në makro-kontekstin e rrezikut të Luftës së Tretë Botërore, ku është e dyta që kushtëzon të parën.

Kushdo që do të ketë guximin të vërë në dyshim fundin e luftërave jugosllave – kritikuar në atë kohë edhe nga Henry Kissinger – dhe të shkojë takojë presidentin serb, aspiratat e të cilit nuk ndryshojnë shumë nga ato të homologut të tij kosovar – sepse të dy janë në kërkim të homogjenitetit etnik në territoret e tyre – ai do të mbahet mend si zgjidhësi përfundimtar i çështjes serbo-kosovare. Por pyetja është nëse fuqitë e mëdha do të jenë aq largpamës sa të preferojnë diplomacinë ndaj armëve.

2 Komente

  1. X
    XHOI

    SHKEMBIMI I TERRITOREVE ESHTE ZGJIDHJA ME E MIRE DHE ME ME PAK PASOJA PER KOSOVEN. DISA FSHATRA GREKE JANE NE SHQIPERI DHE ATHINA BEN CFARE TE DOJE DHE STE LE TE PRISHESH AS NJE NDERTESE NE HIMARE. ME RRETH 50.000 SERBE NE VERI TE KOSOVES AS SERBIA SDO TA LEJE REHAT KOSOVEN. DUHET PATUR PARASYSH SE SI SHQIPERIA ASHTU DHE KOSOVA JANE SHTETE DISA HERE ME TE VEGJEL SE GREQIA E SERBIA DHE SMUND TU IMPONOHEN ATYRE AS USHTARAKISHT E AS EKONOMIKISHT. TE SHKEMBESH FSHATRAT ME POPULLSI SERBE NE VERI TE KOSOVES (PA MITROVICEN E LIQENIN E UJMARIT) ME FSHATRAT E QYTETIN E PRESHEVES ME POPULLSI SHQIPTARE ESHTE NJE ZGJIDHJE E MIRE. NUK I KUPTOJ ATA QE SHKEMBIMIN E BARAZOJNE ME COPETIMIN E KOSOVES. ME LLOGJIKEN E TYRE I BIE QE KOSOVA COPETOHET SE I MERREN DISA FSHATRA POR ATEHERE ME KETE LLOGJIKE EDHE SERBIA COPETOHET SE LUGINA E PRESHEVES I KALON KOSOVES. SHKEMBIMI ESHTE I MUNDUR KUR TE DY PALET JANE DAKORT DHE NESE NE SHKEMBIM NUK PERFSHIHET UJMARI DHE MITROVICA ATEHERE KY SHKEMBIM DUHET BERE SA ME PARE. KAM DEGJUAR SE KY SHKEMBIM SJELL PASOJA NE BALLKAN PRANDAJ SDUHET TE BEHET. PRA, KUNDERSHTARET E IDESE SE SHKEMBIMIT QAJNE HALLIN E BALLKANIT E JO TE KOSOVES. BALLKANIN E KANE KONFIGURUAR FUQITE E MEDHA SEPSE CDO KUFI SHTETEROR ESHTE VENDOSUR NGA KETO FUQI DHE NE SNA PYET KUSH DHE AS KEMI FUQI TE IMPONOJME NDONJE VULLNET TONIN. NGA ANA TJETER SHKEMBIMI ESHTE MARREVESHJE DHE NESE EDHE SHTETE TE TJERA BIEN DAKORT PER SHKEMBIME ASNJE PASOJE NUK VJEN KUR PALET MIRREN VESH MIDIS TYRE. PER MENDIMIN TIM TE SHKEMBESH SERBET ME SHQIPTARET ESHTE VEPRIM NE INTERESIN E SHQIPTAREVE TE LUGINES SE PRESHEVES PER MOS TI LENE ATA NEN SUNDIMIN SERB E NEN FRIKEN E ASIMILIMIT TOTAL. PRANDAJ ME DUKET SE TE GABUAR (SE SDUA TI ETIKITOJ SI TRADHTARE SIKURSE FLASIN ATA) JANE ATA QE KUNDERSHTOJNE SHKEMBIMIN.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu Kot

      XHOI, Faleminderit per komentin tend. eshte nje koment i nje njeriu mendjehapur dhe me zemer te madhe shqiptare. Qe te mos zgjatem dhe duke te "kundershtuar" po shtoj dicka. Ke te drejte kur spjegon se Thaci dhe Vuciqi, nen udheheqjen amerikane(qe ishin marre veshme Rusine) po arrinin fundin per te nenshkruar marreveshjen ku Veriu i Mitrovices do i jepej Serbise ne shkembim te Presheves dhe Bujanovcit. Ujrat e UNJAM-it dhe pasurite e miniers se Trepces do jepeshin kompanive amerikane me koncesion 100 vjecar. Qe te mos zgjatem shume vetem po te kujtoj se Evropa ishte kunder sepse do hapej "kutia e Pandores" per Evropen. Evropa kish te drejte sepse ka shume probleme te ngjashme...Rusise, sic tregoi historia me sulmin e saj ne Ukraine, i leverdiste teoria e te drejtes se popullit per referendum sepse kish pretendime ndaj Evropes, ku banojne ruse...Amerika nuk merakosej shume per Evropen por Trampi si kundershtar i Merkelit ne ate kohemendonte se ne kete menyre do rriste reputacionin e tij ne bote...nejse....ajo qe e prishi kete pune ishte Vuciqi. Vuciqi shifte se populli serb nuk ishte me kete opsion sepse mendonte se Kosova eshte "zemra e serbise"....I pasigurte ne kete plan dhe si dhelper poilitike qe eshte ai donte ta qetesonte popullin serb dhe po spjegonte se edhe po u arrit marreveshja ajo do kaloje ne referendum. Pikerisht ketu u "perdroth" Vuciqi. Per te qene i sigurte ne ate qe do bente, ai beri nje hulumtim ne Serbi dhe kuptoi se populli serb do e hidhte poshte ne menyre bindese kete amrreveshje. Ky do ishte fundi i tij politik! Ky ishte momenti qe ai nderoi mendje. I ndodhur ne pozite te veshtire midis kudhres amerikane dhe ruse nga nje ane dhe popullit serb dhe Evropes nga ana tjeter, qe nuk ishin me kete marreveshje, ai zgjodhi suksesin politik te tij. Per te dale i lare me Ameriken dhe Rusine ai udhezoi spiunet e tij ne Kosove dhe Shqiperi ta kundershtonin kete marreveshje. Kjo do e paraqeste ate burre te mire dhe fajin do ja linte pales sone....fillimisht si Albini ashtu edhe Saliu nuk po e kundershtonin kete marreveshje(sepse edhe vuciqi nuk e kundershtonte). Kundershtimi qe Saliu dhe Kurti bene perkon pikerisht me kohen qe Vuciqi kuptoi se populli serb nuk ishte me kete marreveshje. Ata u hodhen ne sulm dhe e shpallen Thacin tradhetar sepse donte te ndante Kosoven(ata nuk permendnin ndarjen e Serbise-sic thua edhe ti). Vazhdimi dihet: Hardinaj si koketrash degjoi Merkelin dhe vuri taksen 100 perqint. Kjo takse i hoqi trurin edhe Merkelit...Vuciqi doli nga bisedimet...dhe ja ku jemi...Thaci ne burg dhe Kurti ne pushtet...Haradinaj si gomar vjen si pordha neper breke dhe meqe e ka kuptuar se cka bere po pellcet nga marazi. Kungull pa fara!... Faleminderit....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje