EULEX: Kemi kapacitete të kufizuara, s’mund t’i largojmë barrikadat

28 Dhjetor 2022, 20:48Rajoni TEMA

EULEX: Kemi kapacitete të kufizuara, s’mund t’i largojmë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në një përgjigje për “Klan Kosova”, kanë thënë se ata nuk kanë as mandat dhe as aftësi për të kryer operacionin e largmit të barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.

Fillimisht nga EULEX-i është thënë se “të gjitha barrikadat janë të paligjshme” dhe si të tilla “janë të papranueshme dhe duhet të hiqen menjëherë” teksa kanë shtuar se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë shqetësuese dhe e tensionuar.

Për më tepër, ata theksuan se në zonat me shumicë serbe ka prani shqetësuese të individëve dhe grupeve të armatosura e të maskuara.

“Të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe ato pengojnë lirinë e lëvizjes si dhe gëzimin e të drejtave të tjera themelore të njeriut. Ne dëshirojmë të ripërsërisim mesazhin e Përfaqësuesit të Lartë [Josep] Borrell se barrikadat nuk janë të pranueshme dhe duhet të hiqen menjëherë”.

“Megjithatë, siç ka përmendur Shefi i Misionit tonë në një intervistë të fundit, EULEX-i nuk ka as mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat”, njoftuan nga EULEX-i.

Tutje, nga EULEX-i kanë thënë se tani është e rëndësishme që situata të shtensionohet menjëherë dhe palët të përmbahen nga veprimet provokuese.

“Kjo është para së gjithash për të mirën e popullatës lokale, siguria e së cilës është në rrezik për shkak të situatës aktuale”.

“EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes një numri dukshëm të shtuar të patrullave, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe në Zveçan”, thuhet mestjerash në përgjigjen e EULEX-it.

Ndryshe, EULEX-i sipas mandatit, funksionet operacionale i merr nga Shtylla Operative e Misionit e cila mban kapacitet të kufizuar si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës.

6 Komente

  1. J
    Jimi

    Kane banditet e Vucicit kapacitet dhe nuk paska EULEX !? Po per cfare jeni vendosur aty, per te nuseruar, apo per te bere sehir, ashtu sic bete edhe ne masakren e Bosnjes, ku u vrane 8 mije burra e femije !? Loje e piset e amerikes dhe Rusise ne dem te Kosoves!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loje interesash - Jo pamundesi

      Europianet tallin bythen me Kosoven. Nuk eshte se nuk kane forca dhe fuqi, por nuk duan. Jane bere pishman qe kane ndihmuar Kosoven. U detyruan nga Amerika ne ate kohe. Por, edhe Amerika tani po i le kosovaret ne balte. Sigurisht ju intereson ta kane mire edhe me Serbine. Do te vije nje dite qe Kosoven do t'ia u hedhin qenve te eger te pyllit qe ta shqyejne. Jo per gje, por nuk e lene as te krijoje ushtrine dhe as te armatoset. Plus, ja u futen liderat e UCK ne burg. Eshte njesoj qe neser liderat e Ukraines te futen ne burg pse kane vrare ruse qe i pushtuan. Pra, kendi i moralitetit kthehet sipas interesave. Kjo po ndodh me Kosoven qe mbetet nje protektorat i atyre qe nuk mund t'i besosh.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bosco

        Cfare te beje Kosova e shkrete ,ketu Po ja fut Qeveria Shqiptare ,Te huajt e ndihmuan boll,por edhe kosovaret qe luftuan per isis i ulen shume simpatine botes.ata ishin te gjithe Spiuna te Udbse qe i ben keq ceshtjes Shqiptare.qe gjoja shikoni Ke ndihmuat ata qe ndihen fanatik te islamit.serbet investojne shume ne xhamite e arabise ne Kosove qe ti tregojne botes qe ata kur mbajne islam jane te ardhur ne evrope.dhe keshtu Evropa harron kush erdhi nga uralet …

        Përgjigjjuni
      2. K
        KORÇARI

        Ska nevojë ti hiqni ju, thjesht lejoni Forcat e Dardanisë dhe I heqin ata..

        Përgjigjjuni
        1. a
          armand

          Uauuu lajm bombe. Po' dergoni ata ush.aret qe arrestuan komandantet e UCK apo jeni aty vetem per te garantuar servet se per shqiptaret se ruani menderen. Per nje kelysh serbie qe hedh bombe kunder institucioneve tuaja s'keni force ta mbani as ne burg e Jo me ta gjykoni ndersa shqiptaret i keni derguar ne Hage dhe i denoni ne emer te popullit te Kosoves.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cudi

            Me cfare meren tjeter pervec qe marin pagen apo bejne edhe foto!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje