
Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç, përmes një letre të titulluar “Histroria nuk duhet të përsëritet”, ka dhënë një vështrim për situatën aktuale në Veri të Kosovës, pasi serbët kanë barrikaduar rrugët në këtë pjesë të Kosovës duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Sipas deputetit gjerman zhvillimet aktuale në Veri të Kosovës janë tejet shqetësues. Për Ahmetoviç, në vend të provokimeve të mëtejshme, Kosova dhe Serbia duhet të kenë vullnet të vërtetë për të negociuar në atë mënyrë që për të parandaluar një konflikt të armatosur.
“Tani më shumë se kurrë, BE-së dhe SHBA-së i kërkohet të ndërmarrin masa urgjente, konkrete për të përjashtuar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar paqen në Kosovë, për shembull duke ri-rritur numrin e forcave të KFOR-it në vend, të cilat kanë dëshmuar vlerën e tyre, si spirancë e stabilitetit në rajon”, ka shkruar Ahmetoviç në letrën e tij.
“Informacioni ekzistues – nëse konfirmohet – se forcat Wagner tashmë janë të stacionuara në Serbi kërkojnë sqarime urgjente. Nuk duhet të lejojmë një llogaritje të qartë, një përpjekje për të përsëritur një kapitull të errët të historisë”, thuhet më tej në letrën e deputetit gjerman.
ju rren mendja se eshte produkt i buzvicit vucic kjo e ? pthth gjithmona pas qendrojne Te Fortet . pse e c'armatosen UCK -n ? Kush ishte arsyeja ? Apo plani i Hages ,i paramenduar qe i prin ne cdo rast te tilla Djallezore konflikteve .Ne fillim te ndryshon Rolin nga Viktime ne Kriminel dhe Kriminelin e cpon nga pas me fillu perseri Konfliktin . Kush tjeter eshte i afte ta bej nji Film te tille vec Menagereve e skenaristeve te shquar te ksaj Bote