Tensionet në veri të Kosovës, ish-deputeti: Serbia nuk duhet të hapë një konflikt me NATO-n

28 Dhjetor 2022, 10:05Rajoni TEMA

Tensionet në veri të Kosovës, ish-deputeti: Serbia nuk duhet

Aleksandër Vuçiç duket se e ka vendosur Serbinë mes dy zjarreve. Nga njëra anë është NATO që i kërkon të heqë barrikadat dhe të çtensionojë situatën dhe nga ana tjetër është Moska, që mesa duket është e interesuar për një konflikt të ri në rajon. Kjo situatë duke se ka sjellë dhe irritimin e serbëve.

Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, zyrtari i partisë së Aleksandar Vuçiçit ka reaguar lidhur me deklarimet e ambasadorit rus në Beograd, duke e akuzuar për ndërhyrje në çështjen e Serbisë.


Ai ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se Serbia nuk duhet të përsërisë të shkuarën dhe të hapë një konflikt me NATO-n.

“Derisa ushtarët rusë shtrihen si minjtë në baltën e Ukrainës dhe qindra prej tyre vdesin çdo ditë, ky zyrtar [ambasadori rus] i regjimit kriminal vazhdon paturpësisht të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe të uron konfliktin tonë me NATO-n! Kjo nuk do të ndodhë.

Vetëm një budalla shkel dy herë në të njëjtin gur”, citon Shormaz në Twitter.

Lini një Përgjigje