
Komandanti i Forcave të Armatosura të Letonisë, Leonids Kalnins deklaroi se trupat letoneze të misionit paqeruajtës të KFOR-it nuk mund të frikësohen nga personat që qëllojnë me armë në drejtim të tyre.
“Qëllimi ynë është të kryejmë detyrat tona në tërësi së bashku me aleatët tanë. Kështu që një incident nuk mund të na frikësojë për të arritur në pikën ku do të ndalonim papritur përmbushjen e misionit tonë”, theksoi Kalnins, trasmeton portali “The Baltic Times”.
Kalnins potencoi se qëllimi i këtyre personave ishte një përpjekje për ta zvogëluar aktivitetin dhe patrollimin e trupave paqeruajtëse në zonat e banuara me shumicë serbe duke shtuar se sulme të tilla mund të priten edhe në të ardhmen.
“Mendoj se qëllimi i gjuajtjes me armë ishte të zvogëlonte aktivitetet tona midis dy palëve në konflikt. Detyra e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është të zbusë tensionin. Me shumë mundësi, një nga objektivat e këtij provokimi ishte largimi i barrikadave në rrugë”.
“Sidoqoftë, ky është një mision paqeruajtës, ka dy palë në konflikt dhe incidente të tilla mund të priten edhe në të ardhmen”, shtoi shefi i ushtrisë letoneze.
Ndryshe, më 25 dhjetor, në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në Zubin Potok, ushtarët e kontingjentit letonez të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë u sulmuan nga bandat kriminale gjatë patrullimit.
kujdes o shoku se brnabicja tha s e ka ushtrine e milicine te gatshme,... e ju e dini se kur dalin ne gadishmeri serbet me nga garuzhde a luge druni ne brez,,,, te nhane m... mu ne b...the, (vec po ishe civil e i paarmatiosur)
E lexova e rilexova deklaraten e ushtarakut te Kforit,praktikisht po thote qe te shtenat me arme jane te atyre qe duan te hiqen barrikadat,dmth,jo te serbeve!!! Çudi,me te vertet çudi,ata qe nuk duan prezencen e KFORIT ne veri te Kosoves nuk kane qene e as tani nuk jane Shqiptaret,me shume duket,sikur paskan vendos qe Kosova te mos jete me ajo qe njihet nga me shume se 100 shtete te OKB-se me ato kufij!,e atehere ne qofte se vihet ne diskusion ne kete menyre integriteti teresor i shtetit te Kosoves,ndryshon puna gjithandej,pse shqiptaret e M te veriut duhet te mos shprehen se nga duhet te rrine?,pse Kosovaret nuk mund te shprehen se a duan apo jo te rrine ne nje shtet te perpashket gjithe shqiptar? Sepse ate kuptim ka,te mbrosh barrikadat qe jane vendosur,qe autoritet e shtetit te Kosoves te mos kene kontroll teresor ne territorin shteteror te saj,e me sa duket ata qe rrine aty ne mes te dyja paleve,paskan pranuar kete ndryshim, e atehere si gjithmone,naiviteti patollogjik historik shqiptar del e te tregon kuptimin.Serbia kercenon,sepse per 20 vjet rresht qe armatoset per te bere te mundur gjithe kete trysni qe ben sot,ne,dipllomacija jone,fjeti gjume,nençmoi ata qe ngrinin alarmin se duhet vepruar dhe ja ku jemi!! Deterrenca ka me shume rendesi se sa lufta ne vetvete!,sepse nuk mundesh te diskutosh,te gjesh zgjidhje me nje agresor historik duke qene lakuriq e perballe ke nje te armatosur deri ne dhembe!! Jo,te tjeret vendosin qe te mos u prishet rehati ,per ty,ne demin tend,gjithmone ka qene keshtu,dhe vazhdon te jete keshtu. Pyetja qe duhet te beje ç'do shqiptar,por sidomos te gjithe ata qe na qeverrisin e duan te qeverrisin ne te ardhmen,me qe historia eshte e njejte,nuk ndryshon,ndodh sistematikisht njesoj: kur do veme mend ne shqiptaret e te dalim sado pak nga naiviteti i thelle????