Barrikadat në Kosovë, Rusia me sytë nga Ballkani: NATO dhe BE nuk do të ndërhyjnë

27 Dhjetor 2022, 15:47Rajoni TEMA

Barrikadat në Kosovë, Rusia me sytë nga Ballkani: NATO dhe BE nuk

Rusia ka komentuar sërish tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Me një gjuhë të njëjtë me atë të Beogradit zyrtar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e konsideron vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë si formë legjitime të rezistencës dhe jo të dhunshme, por nuk përmend sulmet me armë.


“Kontingjentet e NATO-s dhe BE-së të dislokuara në rajon nuk mund dhe nuk duan të përdorin ndikimin e tyre në lidhje me atë që po ndodh atje”, theksoi zyrtarja ruse, referuar heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Zakharova pretendon se për atë që po ndodh, i gjithë faji mbetet në qeverinë e Kosovës, së cilës i referohet si “autoritetet shqiptare të Kosovës”.


“Presioni i vazhdueshëm nga ana e BE-së dhe shteteve kryesore anëtare ndaj serbëve të Kosovës është në kontrast të plotë me heshtjen e tyre vdekjeprurëse ndaj Prishtinës, që shpërfill zotimin e saj për të krijuar një Bashkësi të Komunave Serbe në krahinë”, u shpreh Zakharova duke anashkaluar faktin se Kosova është një shtet i pavarur.

1 Komente

  1. k
    k

    Femra më putanë , degjeneruar dhe e ligë si kjo nuk ekziston. Është versioni femëror i non grates.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje