Sveçla: E pavërtetë se Kosova ka ngritur gjendje gatishmërie, këtë e ka bërë Serbia

27 Dhjetor 2022, 14:44Rajoni TEMA

Sveçla: E pavërtetë se Kosova ka ngritur gjendje

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se janë të pavërteta deklarimet se Kosova ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ushtarake, duke akuzuar Serbinë se ka për synim “destabilizimin dhe luftën”.

Këto deklarata të Sveçlës vijnë pasi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, deklaroi se Kosova ka rritur në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë, dhe sipas tij, ato ato po “përgatiten për të sulmuar popullin serb në barrikada”.


“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi.

Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë”, tha Sveçla përmes një postimi në Facebook.


Ministri Sveçla tha se Policia e Kosovës ka detyra të përditshme që kryen, “e jo gatishmëri për luftë”. “Kjo vlen edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila kryen detyrat e saj të përditshme dhe as që bëhet fjalë për ngritje të gatishmërisë apo angazhim të rezervistëve”, shtoi Sveçla.

3 Komente

  1. E
    Edhe nqs Vihet ne Gadishmeri i takon se -

    i takon Kosoves te vihet ne Gadishmeri te plote ,kur Serbia kercenon dhe per kte s'duhet te pyesi asnji e s'ka perse i jep llogari askujt ne Bote ,sepse do mbroj Token e vet ,Kufijt e vet dhe popullin e vet - kur dihet mire se kush jane Kriminelet serbe ,qe te motivuar ngaqe Kosova s'ka nji Ushtri si ata e kan - ben si Trima e kercenojne ne Kufij me imponu perfitime Politike pra leshime nga Shteti i Kosoves . Ngriheni ne Gadishmeri gjithcka keni e mos t'ju haj Cari nga asnkush ,sepse asnji i Huaj s'na do te miren

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu Kot

      "Tangua e Vdekjes" qe Vuciqi ka kercyer gjate gjite kesaj kohe me Kurtin po finalizohet. Ne dansin final eshte futur edhe Svecla i cili po luan pingpong me Vulinin. Udheheqesve te Kosoves u ka zene dhjami trurin dhe truri po u kethehet ne mut. "Tangua e Vdekjes" ka qene e pranishme vazhdimisht dhe eshte kercyer aq bukur nga Vuciqi dhe spiunete etij. Kurti nje hap para, Vuciqi nje hap mbrapa. Vuciqi nje hap para, Kurti nje hap mbrapa, gjitmone kunder Amerikes dhe Evropes dhe ne drejtim te Rusise. Tashme eshte pak vone dje kjo loje po i afrohet fundit. Ne ndihme per ta shpejtuar kete "Tango te Vdekjes" eshte futur edhe Svecla qe kur flet pjerth.

      Përgjigjjuni
      1. Çekiçi

        O ju rrugaqet e VET FUNDOSJES ju keni pas qenë te gatshem më i djegë institucionet e Kosoves dhe Kosoven se Serbisë nuk jeni në gjendje 1 mut më ja hanger te gjith rrugaqet bashk Sa per ju rrugaqet Serbija per 1 orë ju qin në byth te gjithve Por ka kosova tjer djem vajza burra e gra qe i dalin serbit per ballë Ju jeni mashtrues si kryekari i juaj dhe si bullica e Mitrovices

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje