
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për një televizion boshnjak ku ka diskutuar për çështjet më të komentuar të momentit në Kosovë siç janë tensionet në veri të Kosovës dhe heqja e barrikadave. Ndër të tjera Kurti ka kritikuar Escobar-in për "tolerëncë” ndaj Serbisë.
Kritikat e kryeministrit Kurti për Escobarin ishin për shkak se sipas Kurtit, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor nuk po bën mjaftueshëm për të hequr barrikadat në veri të Kosovës dhe ka përsëritur vendimin e tij që nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat, do t’i largoj Policia e Kosovës.
Kryeministri i Kurtit ka thënë se ka vendime me të cilat dakortësohet me Escobar-in , ashtu siç ështe edhe kundër disa të tjerave. Ai ka treguar se ka mendime të ndryshme me të për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.
Kurti kritikoi qasjen e diplomacisë, sipas tij, të butë” të Uashingtonit, që nëpërmjet sjelljeve të mira me Serbinë, ajo do t’i kthehet Perëndimit. Sipas Kurtit, një qasje e tillë nuk do sjell progres.
"Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Eskobari) dëshiron të mirën për Serbinë.
Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t'i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta." – theksoi ai.
Madje, toni i kritikës së Kurtit u shtua edhe më shumë gjatë intervistës, duke thënë se sjellja dhe deklaratat e Esocobarit kundrejt Beogradit janë lëshime. Në fund, Kurti tha edhe se Escobar po planifikon sjellje shumë bujare dhe tolerante që nuk ia vlen dhe që nuk do përmirësojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.”, ka thënë Kurti kur pyet nëse Escobar bën lëshime ndaj Serbisë.
Tash kur është izoluar nga Serbia /qoftë edhe pa hile/ Kurti ka filluar ta akuzoji KFOR, ELUX-in dhe Opozitën kurse fajin e ka vetë /sigurisht i di arsyet/ dhe se me sjelljet arrogante, mendje madhësi e gjeste fëminore ka mbetë pa aleatë e miqë. Kosava ka nevoji për politikan që din e duan kombin dhe vendin dhe çmojnë lirinë dhe miqtë e tyre ndërkombëtar. Koha 15 vjeçare e VV me parrolla dhe uluritje rrugëve për pushtet ka vdekur. Si çdo luftë pasojat janë të mëdha e sidomos kur dihet se ajo do të zhvillohet në truallin e Kosovës e jo në Serbi.erbia në Kosovë edhe me pa ju nuk kalon as me këta 5.000 ushtar e xhandar sepse më 1999 kishte 150.000 kur UÇK dhe NATO i dhanë grushtin që ende është në nokdaun. Fjala urtë popullore thotë; "I menquri e shtje kokën ngushte e nxjerr me fjalë - kurse i marri i shtje fjalën ngushte e nuk mund ta nxjerr dot me kokë". Kurti dhe Osmani kthejuni kombit dhe miqëve dhe luftojeni armiqtë e vërtetë ose lësho rrugën njerzëve të ditur, patriot dhe vizionar sepse kështu më nuk shkonë.
150 mije? O koqe çfare po derdellit. 150 mije ushtare jane 450 mije vakte buke ne dite. As Gjermania si mban dot. UÇK spati asnjehre me teper se 18 mije efektive dhe keta me teper si milici territoriale. Gjithsesi Kurtit,Hashimit, Haradinajt i rruani bolet se as pyesin e as ja ndjen per ju funderrinat e miladinit. As kane e as shpresojne nga ju gjakprishurit.
Lexoje edhe 1 herë. Fjala është për 150 mijë forca serbe.
Çar e di ky krriç Ameriken? Çfar borxhi i ka Amerika ketij krriçi qe pasi provokon dhe krijon tensione te panejvojshme, pikerisht perpara se te arrihej nje marreveshje dy paleshese ç'tensionuese?! Kthehet tani dhe i kekon Amerikes t'ja zgjidhi te cilen deri dje nuk e perfillte ..!! Vagabond, rrugaç anti shqiptar
Ky mr. Bini i qeverisë është bukshkalë pasi kafshon dorë e atyre që e mbajnë me "bukë". Pa SHBA-në kta ikin si të dhjerë nga frika po kaloi ushtia serbe kufirin. As Thaç e as Haradinaj që kanë luftuar me serbinë nuk janë sjellë me kaq ashpërsi për zgjidhjen e situatave. Kujt i tregon " trimlrinë" ky Serbisë ? SHBA-së ? Aleatëve ? Apo do tu mbushë mendjen katunarve të vet dhe atyre që i besuan votën se është trim ? Mund të jetë trim. Por trim budalla që me fjalë të vë flakën kurse me vepra të ha kakën. Mjerë Kosova ç'ka në drejtim.
O Berat, nëse ke lexuar ndonjëherë diçka nga lufta nuk do të reagoje. Shikoje çfarë thotë ish gjenerali i ushtrisë serbe, Momir Stojanoviq : "Luftuam në Kosovë me 150 mijë ushtarë dhe nuk mundëm të bëjmë asgjë kundër UÇK-së ...në një nga deklaratat e tij të fundit u ka bërë thirrje serbëve që ta pranojnë realitetin dhe të pajtohen me faktin se e kanë humbur Kosovën". Po shihet se je kundër UÇK dhe luftës së saj çlirimtare.