Serbia i kërkon llogari ambasadorit gjerman në Kosovë: Pse po reagon veç për gazetarë shqiptarë?

27 Dhjetor 2022, 22:10Rajoni TEMA

Serbia i kërkon llogari ambasadorit gjerman në Kosovë: Pse po

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili dënoi sulmin e gazetarëve të ekipit të Klan Kosovës, që u sulmuan me gurë nga persona me maska derisa po raportonin nga veriu.

Rohde shkroi se “Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dënon fuqishëm, edhe një herë tjetër, dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë të lirë dhe pa frikë nga dhuna”, por Petkoviç pati problem me këtë postim të gjermanit në Twitter.

“Si u bë që nuk ke dënuar ndalimin që iu bë gazetares së RTS-së Svetlana Vukmiroviç?”, e pyeti Petkoviç diplomatin gjerman gjithashtu në Twitter.

“A vlejnë më shumë gazetarët shqiptarë apo problemi është se Svetlana po raporton për jetën e serbëve në Kosovë? Të gjithë gazetarët duhet të kenë të drejta të barabarta, apo jo?”.

Sulmi ndaj ekipit të gazetarëve të Klan Kosovës ishte vetëm një nga dhjetëra të tillë prejse është tensionuar situata në Veri dhe nga atje dhe gazetarët po raportojnë nga vendet ku janë vendosur barrikadat.

Edhe këtë të martë ka pasur sulme ndaj gazetarëve. Një gazetare e televizionit Top Channel nga Shqipëria, është sulmuar derisa po raportonte nga veriu ka njoftuar televizioni.

2 Komente

  1. H
    Homer

    Jemi bere si kembet e Dhise

    Përgjigjjuni
    1. S
      Standard

      ".....Jorn Rohde, i cili dënoi sulmin e gazetarëve të ekipit të Klan Kosovës"!!! Pa dale pak, kë paskan Sulmuar këta gazetarët e Klan Kosova??? Jo nuk qenka ashtu.....Gazetaret po Sulmojne Gjuhet Shqipe!!!! Brenda nje paragrafi, gjysma e nje paragrafi "i bie me pushke" gjysmes tjeter, dhe ec e kuptoje pastaj se çka do me than "Analfabetim Fuksional"

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje