
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës “është duke hyrë në një fazë kritike”.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka kërkuar nga kryeminstri që të përgatiten për situatën aktuale dhe veprimet që do të marrin. Kreu i AAK-së ka theksuar se kjo situatë mund të përshkallëzoj.
"Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.
Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese.
Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.
Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh.
I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar!
Serbia nuk zbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.
Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Washingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!", shkruan Haradinaj.
Po perse i kerkon Al bin-it o trim kur dini perse cfar eshte i afte ai me pushtetin e tij . Perse nuk organizoheni e i dilni zote vendit . Merruni me vepra jo lufte per pushtet ne te tilla situata kerkohet mobilizom bashkim forcim te rradheve te shqiptareve me i trgu shkaut se s'jan hekurat por zemrat ato qe fitojne Luften e Paqen bashke . Cfar ka bere Kosova Patriotet -Veteranet e UCK-se per aramatosjen e Kosoves deri me tash ? A ka noj Stradegji armatimi ku Tregjet e Botes jane me te hapur se kurr ,per te gjitha llojt e armatimeve .kjo duhet sot ,kjo bie Paqen ,te Armatoseni per te ruajtur Paqen ne Rajon ndryshe Hienat ndihen kercenuese e kercasin dhembet ne duert e Kosoves . Nqs rrini gjith kohes dhe nuk beni asgje ,qe i duhet nji Shteti ,te pakten me u Mbrojt nga cdo rrezik ,atehere cfar ju bien kto fjale apo per konsum Politike . Ose veproni ose do e pesoni .Rruge tjeter s'ka . Bota ka dal jashte brekeve sot ,shikoni Ukrainen mos shpresoni nga bote se e hengret keq
O Ramush tregona ku e ki shokun Radojćić qe ta arrestojna. Ku po beni ndej e po ngritni goatat żiveli. Mos u perziej ne politik se ske tru. Shko kthehu ne ushyri e aty rri.
Ti Prishtine, degjoje cfare thote Rramushi, mos e paragjyko. Rramushi ngre ceshtje te drejta - packa se ti e perkufizon pa tru. Eshte fakt se politika (naive, foshnjore) e Albinit e ka sjelle Kosoven ne kete pike: shkallezim i konfliktit, me mbeshtetje nderkombetare te dobesuar dhe te mezitur, me mosmarreveshje te theksuare me aleatet strategjike (Amerike, Gjermani, Angli), me Kosoven te percare politikisht. Albini po deshmon si nje deshtak politik. Per nga rezultati i politikave te tij, meqe Serbia perfiton pra, une e quaj nje tradhetar. Nuk eshte cudi edhe aleanca e tij me saliqelbin ne Shqiperi.
Nje qind here me mire nje Trim si Haradinaj,qe per Prishtinen na qenka Pa Tru,se sa nje Filozof qe po shkatrron gjithshka si Kurti.