Ambasadori i Greqisë: Nuk do ta njohim Kosovën dhe nuk ndryshojmë qëndrim

11 Gusht 2022, 13:38Rajoni TEMA

Ambasadori i Greqisë: Nuk do ta njohim Kosovën dhe nuk ndryshojmë

Ambasadori grek në Beograd, Giorgos Diakofotakis është shprehur se Greqia nuk është dukë ndryshuar qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën.

Gjithashtu, sipas tij nuk ka presion ndaj Greqisë për ta bërë këtë.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendijas, gjatë vizitës së fundit në Beograd, ka ripërsëritur se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori në një intervistë për Tanjug.


Ambasadori është pyetur edhe nëse është në dijeni të deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila kishte thënë se ekziston “mundësia që pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë”, mirëpo ai ka deklaruar se nuk është i informuar për një mundësi të tillë.

“Nuk ekziston në fakt”, thotë ai, duke shtuar se “Greqia nuk është nën presionin e askujt”.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq sa i përket marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës sipas tij të dy vendet kanë raporte të mira veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

“Së bashku me anëtarët e tjerë të BE-së, Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e Miroslav Lajçakut dhe vlerëson punën e tij. Shpresojmë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Beogradit dhe Prishtinës siç parashikohet nga konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe në përputhje me acquis ligjore të BE-së. ”, tha Diakofotakis.

Ai ka shtuar se Athina beson se përmes një rezultati të suksesshëm të dialogut do të rritet siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.

“Tani që situata është duke u përmirësuar, ka vend për të besuar se një takim i ri do të mbahet së shpejti. Ky format bashkëpunimi mund të përmirësojë koordinimin tonë dhe të promovojë ndërlidhjen në të gjitha format e saj, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike të rajonit tonë dhe kontaktin më të ngushtë midis qytetarët tanë”, tha ai.

Ndryshe, më 4 qershor, Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, gjatë vizitës në Kosovës, pati theksuar se përkrah liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

7 Komente

  1. C
    Cameria

    Fare e keqe gabelesh.

    Përgjigjjuni
    1. u
      uhahahaaaaaa

      Keshtu thoshin neogreket edhe per emrin Makedeonia. KURRE KURRE KURRE!!! Sot Graqia e njeh ate vend me emrin zyrtar Makedonia e Veriut, se ja futi Amerika dhe Evropa te dy kembet ne nje kepuce! Mesa duket Graqia do e njohe Kosoven kur ta vendose zyrtarisht emrin Dardania, se keshtu dardanet do jene helene te lashte ....

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eno

      Mbiemri ambasdorit grek në beograd shpjegohet kështu: Diako që ne i themi Djalli dhe Foto - shenjtori i të vdekurve.

      Përgjigjjuni
      1. i
        informacion

        Niko Dedia (Dhentias) eshte shqiptar (arvanit) nga fisi i njohur Dedja, i perhapur ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Makedoni, Epir, More dhe Atike. Kjo eshte ABSOLUTE, te tjerat se cfare thote ai nuk kane rendesi, jane RELATIVE!

        Përgjigjjuni
        1. v
          vang

          Dhiako eshte nje sherbetor i kishes qe kujdeset per te ndezur qirinjte dhe rregullin ne kishe .Me qe ne pergjithsi per kete pune viheshin njerez te rendomte dhe shume te varfer doli dhe sharja dhjakonjar ngaqe besimtaret i jepnin ndonje bakshish por edhe ata vete silleshin si gjynafqare qe besimtaret ti meshironin.Edhe sot ne krahinat e jugut kur duan ti japin te kuptoje ndonjerit se e marrin vesh qellimin e sjelles se tyre u thone si me gjysem shaka :'' je nje dhjakonjar ti .....""

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fisnik

          Ambasadori i Greqisë në Serbi nuk vendosë asgjë në lidhje me njohjen. Në Greqi ka lëvizje në drejtim të njohjes së Kosovës dhe kur ndodhë ambasadori thotë "u bë!". Por mendoj se drejtëpërdrejt para njohjes e ndërrojnë ambasadorin.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evisa

            Është qëndrim politik i përkohshëm, ka lidhje me situatën në Ukrainë. Duke njohur në këto momente Kosovën, politikisht duket sikur i jepet e drejta edhe Rusisë për njohjen e Republikave Popullore në Donbas. Është një qëndrim që ndryshon, asgjë për t'u shqetësuar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje