Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Të zbatohet sa më shpejt marrëveshja Kosovë-Serbi

26 Prill 2023, 09:05Rajoni TEMA

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Të zbatohet sa më shpejt

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi të martën në Nju Jork marrëveshjen “historike, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit” mes Kosovës dhe Serbisë dhe bëri thirrje për “zbatimin e shpejtë të saj”.


Sipas një njoftimi të zëdhënësit të Misionit të SHBA-së në OKB, Nate Evans, ambasadorja Thomas-Greenfeld i bëri komentet në një takim në Nju Jork me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.

“Ambasadorja Thomas-Greenfield përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit.

Dy diplomatet e larta diskutuan për partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor, sipas njoftimit të zëdhënësit të Misionit amerikan në OKB. /VOA

1 Komente

  1. J
    Jo ore

    Ha ha ha.Ambasadorja e paska seriozisht kete rradhe me duket.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje