Analisti kroat bën thirrje për vrasjen e Aleksandër Vuçiç në televizionin kombëtar

1 Nëntor 2024, 19:17Rajoni TEMA
Analisti kroat bën thirrje për vrasjen e Aleksandër

Një skandal që përfshin Serbinë është regjistruar në televizionin kombëtar HRT në Kroaci, teksa analisti ushtarak Mario Galiç në transmetim live ka bërë thirrje publike për vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Galiç ishte i ftuar mes panelistëve në programin "Poligraf" të Radio Televizionit Kroat së bashku me eurodeputetin nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Štir, Gordan Bosanac nga partia “Ne mundemi” dhe Krešo Beljak nga HSS.

Galiç ishte duke komentuar progres-raportin e BE-së për Serbinë, kur nisi të flasë për rrëzimin e aeroplanit presidencial të Serbisë, ndërsa çuditërisht eurodeputetët kroatë në studio nisën të qeshin.

Kroacia nuk do të marrë raketa lundrimi dhe me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, sepse ato mund të synojnë dhe godasin avionin presidencial mbi Beograd dhe kështu ta zgjidhin problemin”, tha Galiç.

Me irioni deputeti i HSS-së, Krešo Beljak shtoi: “Mu në qendër të botës serbe”.

Deri më tani askush nga HRT nuk ka kërkuar falje për këtë deklaratë të Galiç, por në Serbi ajo po komentohet gjerësisht dhe ka qenë në fokus të kritikave.

3 Komente

  1. P
    Pjetër Nikolai

    Jeni bërë altoparlant i serbisë me apo pa qëllim. Ju përkthyet një për një deklaratat gënjeshtare të propagandës serbe. Politikani kroat nuk kërkoi vrasjen e presidentit serb që mbanë mbi supe barrën e krimeve të luftës, por deklaroi që amerikanët s'po na shesin raketa me distancë mbi 300 km, meqë duket kanë frikë që do rrëzonim aeroplanët rafal të vuçiqit. Kjo është e vërteta.

    Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje