Në një reagim për Radio Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
“Ne përsërisim mbështetjen e Qeverisë amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj”, thuhet në deklartën e DASH
Uashingtoni theksoi se dialogu për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit , që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka zhvilluar zgjidhje praktike që promovojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët që jetojnë në veri.
“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë, pa vonesa, zotimet që kanë bërë në Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të raporteve, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe”, thuhet në deklartën e DASH.
Një ditë më herët, BE-ja kritikoi Serbinë për ligjin e miratuar që synon ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor parashikon gjykim për të gjitha krimet ,të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Kush eshte naiv tani?? Ne e dime,sepse e kemi perjetur gjithmone kur te thone, "me mire mut,se i vogel" ,por nga nje here themi te verteten edhe te mbedhenjve,gjarprit helmus, duhet shtypur koka jo bishti,sepse bishtin,e rin perseri,dhe po e mbajte ne gji,per natyren e tij,nje dite do te ti fusi dhembet!!!
Usa nuk ka ndermend te futet ne lufte direkte per Kosoven, dhe ka shume te drejte per kete. Kosova duhet (i) te zboje Kurtin dhe klanin e tij ne VV, (ii) ti kerkoje falje Amerikes, BE dhe Shqiperise per paudhesite e Kurtit dhe klanit te tijmafioz ne VV, (iii) te krijoje menjehere asosiacionin ne perputhje me Kushtetuten e vendit, dhe (iv) te mobilizoje rinine ne nje pergatitje te madhe per te mbrojtur pavaresine me ndihmen e Natos. Eshte momenti i fundit, ndryshe Kosova di te lihet si pjese e Serbise ne oerputhje me Rezoluten 1244. Perendimi ka halle te medha ne rajone te tjera strategjike. Ne bashkepunim te ngushte me Tiranen zyrtare, pa Kurtin qe asht djale i dyte i Sali nongrates, Kosova do beje shpejt perparime drejt normalizimit te marredhenieve me Serbine.