Politikani serb: Rusia synon të destabilizojë Kosovën para zgjedhjeve

30 Tetor 2024, 12:41Rajoni TEMA
Politikani serb: Rusia synon të destabilizojë Kosovën para

Politikani serb, Dragan Sormaz shkruan se Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar dhe për të krijuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt në Kosovë.

Përmes një reagimi në X, ai ka thënë se rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë.

“Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar, manipuluar dhe inkurajuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt.

Rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë – romë, boshnjakë, goranë…”, ka shkruar ai.

 

2 Komente

  1. J
    Ja ke fut kot o serb i qelbet

    Kosova destabilizon vehten, nuk ka nevoje per Rusine ne ket drejtim.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      E ka Serbia planin,por ja hedh Rusise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje