“S’mund të themeloj Asociacionin”, Albin Kurti: Si kryeministër s’më takon, Serbia me akt armiqësor

29 Tetor 2024, 22:41Rajoni TEMA
“S’mund të themeloj Asociacionin”, Albin Kurti: Si

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se nuk mund të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi nuk i takon atij si kryeministër. Ai tha se kjo duhet të rrjedhë nga vetë komunat.

Gjatë konferencës për media që e mbajti të martën, Kurti tha se kishte ofruar disa herë të shkruante draft-statutin e Asociacionit, por ishte refuzuar. Sipas tij, çdo imponim për Asociacion “nga larg e nga lart” është i dëmshëm: “Unë jam kryeministër i një republike demokratike. Meqënëse Kosova është republikë demokratike, kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave. Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen dhe bashkëpunojnë e kështu me radhë”. 

Kurti u shpreh se marrëveshja bazike është kryefjalë në raportet me Serbinë. Ai tha se pa plotësimin e tri kushteve të Kosovës në dialog, nuk mund të ketë progres në këtë proces dhe as iniciativë për themelimin e Asociacionit: “Nuk është mirë të thuhet po dështojnë diskutimet, dialogu në Bruksel, por pse po dështojnë. Kosova është konstruktive, kreative e përkushtuar. Po dështojnë diskutimet dhe dialogu për shkak të qëndrimit të Serbisë”. 

Kryeministri Kurti kërkoi nga ndërkombëtarët që të flasin me drejtësi dhe saktësi edhe rreth një iniciative serbe për ngritjen e një organi ligjor me prokurori e gjykatë që do të merret me çështjet që prekin Kosovën: “Padyshim që ky është edhe një veprim armiqësor dhe agresiv ndaj kushtetushmërisë, ligjshmërisë, integritetit territorial, sovranitetit, paqes, sigurisë në Kosovë. Dhe ne këtë e kemi thënë dhe e përsërisim, por në të njëjtën kohë që kjo pyetje duhet t'i adresohet shumë më tepër miqve e partnerëve e aleatëve tanë ndërkombëtarë”. 

Kurti nuk pranoi të fliste nëse mbështet Kamala Harris apo Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, pasi në zgjedhjet e kaluara kishte shprehur hapur mbështetjen për presidentin aktual, Joe Biden.

6 Komente

  1. V
    Vetfundosje organizate terroriste

    Ky eshte pis njeri i genjen qorrat . Katundar 100% .

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Behet edhe me i neveritshem kur mbledh qafen, njeri cingun, pa kellqe per te nxjerre Kosoven nga vorbulla e luftes qe e ka futur prej 4 vjetesh.

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Ca thote ky kari, qe asocaciojin duhet ta bejne vet komunat??!! Dmth qe ta shkruajne serbet si duan vet??!! Ptttuuuu te qifsha robt o kal troje bashke me ushtrine e koqeve te kalit qe rrine pas tastierave dhe te bejne gojore ty. Mire tu behet kosovrymeve, kete bythqir deshen, le ta gezojne se po i con prape ne federate jugosllave me brate shkjaun. Ky eshte Fred Beleri i Kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fener Zizi

        E Shikoni Agjentin Spin Albin, e thote vetw, Kosova eshte Republike Demokratike, Republike e Serbise thote dhe Beogradi, Kosova eshte Shtet Demokratik jo Republike O Tradhetar i Kombit Shqipätar.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Kryeministri i Republikes se Kosoves,eshte nje ikone e vertete e politikes dhe zbatimit te ligjit,Kushtetutes qe garantojne Lirine ,Sovranitetin dhe Inegritetin e plote ,po te kesaj Kosove Demokratike ,fatkeqesisht edhe pse e cunguar.Europa ,gjithmone na ka anatemuar,na ka bere copa- copa,endrra e asaj akoma eshte prezente neper zyrat e brukselit ,parisit ,moskes dhe beogradit.Ne Shqiptaret si Komb,mbase nuk jemi ne ate nivel per ta kuptuar armikun shekullor,miqet e keti ,rusine cariste fashiste deri ne palce,por vete historia e shkruajtur neper kalendarin historik,nxorri Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani,per te pare zbuluar synimet grabitcare te armikut shekullor rusoserb......Prandaj kesaj bote ,ketyre intriganteve duhet bere e ditur se: edhe femit e lindur nga prinder shqiptar,i kuptojne hallet ,vrasjet masakrat ndaj te parve te tyre nga fqinjet agresor.Ata do rriten duke ndigjuar ato qe i kane ndigjuar perjetuar te paret e tyre.Kryeminstri,Presidentja si njerez me kulture politike me Atdhe dashuri po bejne punen me te mire.Agresori si nje vrases shekullor ,po e zvarrit ,mohon se Kosova eshte toka thesari i 12 milione shqiptareve,agresori tenton te bindi zuzaret e europes se eshte e "viktimizuar"dhe si e ketille duhet te perfundoj ashtu sic e deshiron anakonda e karpateve.Synimet e Ekzekutivit dhe Legjislativit ne Republiken e Kosoves ,eshte per nje njohje reciproke,populli brenda Republikes se Kosoves eshte kunder asocia...te mallkuar,eshte Kushtetuta ajo e cila e percakton,eshte SHBA, NATO qe thone te behet model kroacie,atehere agresoret le te binden dhe te zbatojne ate qe eshte e dobishme.Kryeministri ,Presidentja i prin Republikes se Kosoves me se miri....populli i mbeshtet se jane per Popullin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Ja po ska dyshim i dashur fllamur struga mender presednike osmanka dhe kurrci jan njerez me kulture bile edhe me diplôme te çertifiluar ne beligrad dhe te deshmuar edhe nga tata bile,po i prijne qellimit te serbise edhe me mir se vet vuqiqi dhe sa tka ksi militant serbosllav qe me shum urrejne uçk-n dhe kombin shqiptar apetitet e serbise vazhdojne siq e thonin ne kohen e tates se osmankes ; Serbia deri ne Durres, se asociacioni dhe komunat serbe JO vetem i ka pranuar por edhe i ka dekretuar vetem se po pritet momenti i duhur ta shpallin, keta pejgamberet e ndyre pasi shkaterruan kosoven u munduan edhe ne shqiperi por sju heci, 17 vota i moren ne Tirane, ne mal te zi ja arriten qellimit siq ban edhe ne maqedoni me qelbesirat shqip folese te qenefit VLEN Ku bashk me ZNAM po shkaterrojne çfo gje shqiptare, tash se fundi futjen edhe gjuhen ruse si gjuhe zyrtare ne vendbanimet shqiptare dhe ka serbofil qe i thurin lavde dyshes me te ndyre te kosoves bash si ne kohen e titos kur kishte fllamura qe i kendonin kenge shokut tita dhe shanin Enver Hoxhen dhe shqiperine, qeni i keq ta sjelle ujkun ne torishte kan pas thane te moqmit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje