Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i zhvillimeve në Ballkanit Perëndimor, ka reaguar nëpërmjet një postimi të shkurtër në platformën “X” ndaj një artikulli të “Financial Times” rreth zingjirit të eksportit të armëve që supozohet se nisen nga Serbia drejt vendeve perëndimore dhe përfundojnë në fushëbetejën e Ukrainës.
Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vazhduar t’i frustrojë kryeqytetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër presidentit rus, Vladimir Putin, ndërkohë që vetë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).
“BE-ja dhe SHBA-ja kanë punuar ndër vite për të distancuar Vuçiçin nga Putini”, deklaroi një diplomat perëndimor për “Financial Times” duke komentuar rreth kësaj çështjeje, ndërsa ka shtuar se një lojtar vendimtar në këtë mes është ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, i cili ka mbërritur në Beograd një muaj pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
“Të gjithë kanë pritur që [Hilli] të konfrontohet me Vuçiçin, por axhenda e tij e vetme ka qenë distancimi i Beogradit nga Moska”, ka theksuar një diplomat anonim për prestigjozen britanike. “Ai ka pasur sukses. Vuçiçi nuk e ka takuar, madje as nuk e ka telefonuar Putinin prej vitesh. Dhe sigurisht që është çështja e dërgesave të armëve që përfundojnë në Ukrainë”.
Megjithatë, duke komentuar rreth raportimit përkatës, profesori amerikan shkroi: “Imagjinoni të mendoni se Vuçiçi ka përqafuar Perëndimin sepse nuk flet shpesh me Putinin, megjithëse ai ka thënë se pret kushtet gjeopolitike për të rimarrë Kosovën. Për të mos përmendur sulmet ndaj policisë së Kosovës dhe financimin e bandave për të sulmuar ushtarët e NATO-s”.
Serbia ka rritur në mënyrë diskrete eksportin e municioneve drejt shteteve perëndimore, që në fund përfundojnë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës – përkundër se Serbia është një nga dy vendet e vetme evropiane që refuzon t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ka shkruar gjigandi britanik “Financial Times” në një artikull të fundit rreth çështjes.
Por ndërsa presioni i bashkësisë së organizuar perëndimore ka filluar të rritet mbi Serbinë, presidenti serb poashtu ka filluar të lejojë dërgesat e municioneve të prodhuara nga Serbia në Ukrainë.
Në bazë të vlerësimeve të “Financial Times” eksportet e municioneve nga Serbia që kanë ardhur në Ukrainë nëpërmjet palëve të treta kapin shumën e rreth 800 milionë eurove.
Mire e ke zoti Server, por te lutem ja thuaj edhe Albinit me VV e tij trime e sovrane per llafe.
Atehere , perse e c'armtoset Kosoven dhe perse nuk e armatosni tni si beni me Ukrainen ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? Apo ju pelqen ,t shikoni Bllknin nen Tesione ,te pasigurt , te destabilizuar s'i ju pelqen juve qe t'i xhongloni Shtete te reja si Kosova e perfitoni duke par interesat tuaja !!!!!!!!!!!!!! Armatose Kosoven edhe Shqiperine sepse ne te dyj rastet c'armatimi ka qen dicka e Planifikuar nga Politike e Te Forteve -JO me kot n lt nji cop idioti si President me 91 ne Shqiperi ,qe tee reaalizonit cfar ju donte trapi me Shqiptaret , duke e shkaaterruar Gjithcka .Industri e Ushtri . Nuk eshte rastesi cfar ndodh edhe sot me kte Shqiperi .Eshte ajo qe e ben te Fortet duek e shdruar gjithe Shqiptarine paUshtri qe te fryhet bytha e greku t e seerbit me Pordhe dhe te ndikoje Politikta e tyre Shoviniste vs Shqiptareve . __Armatoseni Shqioperine e Kosoven dhe j shofin surratiin Kllounit serbe e grekut micotaqis .Armatoset Ukraine ,s'ka arsye mos te aramtosni Shqiperine e Kosoven ,nqs doni vertet Paqe ne Ballkan .Disbalancat ne Ushtri c'ekujlibrojne e destabilizojne Ballkanin