Arrestohet gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut

7 Prill 2024, 22:08Rajoni TEMA

Arrestohet gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Gazetari Furkan Saliu eshte arrestuar ne Maqedonine e Veriut me akuza per sulm ndaj policise, megjithese ai i ka hedhur poshte ato.

Ne nje mesazh en faqen e tij zyrtare, gazetari ka shkruar se akuzat ndaj tij jane te paverteta dhe per to nuk ka asnje prove.

Përshëndetje,
Jam Furkan Saliu.

Për shkaqe objektive nuk mund të shkruaj në profilin tim personal. Për momentin po mbahem në stacionin policor në Avtokomandë.

Më vjen keq që me sjelljen time ndoshta kam ndikuar që situata të eskalojë që në fund të përfundoj në pranga.

Më vjen keq edhe nëse ju kam deshpëruar juve që keni besuar në punën time. Ju siguroj që unë nuk kam sulmuar polic.

Edhe pse gjithçka ka qenë e xhiruar, policia i ka fshirë materialet në stacion policor.

Sa i përket armës që është gjetur në veturën time… Arma është me leje dhe është gjetur në veturën time. Gjatë arrestimit tim telefoni, çelësat me kanë rënë prej xhepi dhe kameramani im i ka marrë.

Pa urdhër të gjykatës dhe pa qenë unë prezent si pronar i veturës është kontrolluar nga njesiti special.

Vepra e cila më ngarkohet, sulm ndaj nëpunesit policor nuk mban ujë dhe asnjëherë nuk mund të dëshmohet. Faleminderit për përkrahjen dhe shpresoj se do shihemi shumë shpejt.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – FK Kumanovo në Ligën e Tretë të vendit.

Portalix ku punon gazetari i ndaluar e ka cilesuar ngjarjen si nje incident te organizuar kunder gazetarise se pavarur.

1 Komente

  1. P
    Pinguini

    Shqiptar me kete emer?mos eshte turk

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje