Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Lloznicë – qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën – në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.
E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, ministria e Brendshme gjermane nuk e ka komentuar këtë rast.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë, të cilin e ka përshkruar si hero.
“Jam jashtëzakonisht i tronditur me lajmin për vdekjen e zyrtarit policor, Nikolla Kërsmanoviq, i cili është vrarë në një sulm tinëzar derisa ka qenë duke kryer detyrën e tij të vështirë”, ka thënë Vuçiç përmes një komunikate të lëshuar nga Presidenca serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka për të shtuar asgjë përveç asaj që është publike për këtë rast dhe që organet e sigurisë në Kosovë po grumbullojnë informacione.
Ai ka bërë thirrje që të mos politizohet ky rast.
“Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, ka thënë Kurti në një konferencë për media në mëngjes.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se po ndjek nga afër zhvillimet përmes Zyrës së saj Ndërlidhëse në Beograd.
Çfarë tha Ministria e Brendshme serbe?
Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.
Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Vjekosllav Illiq në shpatull, dhe më pas ka ikur.
Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Llozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.
Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë./REL
Dmth, i vrau dhe u la pashaporten tjetri, dmth, eja me kapni!?
Hahaha cfare loje e ndyre dhe idioteske e sherbimeve sekrete serbe! Si ka mundesi qe nje person qe vret dhe ja mbath nga skena, paska marre dy pasaportat e tij me vete dhe i ka hedhur aty, ose pa dashur i paskan rene. Sipas skenarit te nje polici idiotesk si Ivica Dacic, duket sikur vrasesi paska pasur ne nje dore armen dhe ne doren tjeter dy pasaporta. Pasaportat nuk mund te bien nga xhepat. Duket qe pashaportat i jane marre ketij personi, qe me sa duket keta te UDB-se e kane arrestuar me pare dhe e kane ne burgjet e tyre, pikerishtv per te bere kete incident, per qellime te panjohura. Dhe pastaj UDB-istet bejne vete krimin dhe i hedhin pasaportat aty. Vihet personi ne kerkim, por ai eshte ne duart e policise serbe qe perpara se te behet krimi. Eshte me te vertete qesharake, por edhe djallezore dhe naive te mendosh qe nje vrases pasioni paska hedhur aty dokumentet zyrtare te identifikimit te tij. Shume loje e ndyre!
Pershendetje ari. Personi eshte nje i arratisur nga burg që ka vrarë një rus në Kosove dhe është vërtetuar nga vëllai i tij se ështe ai vrasësi i cili i ka vjedhur pasaportën kurse Bin kurva ka 1 vit që qanë policin kosovare kudo që shkon duke e masakruar dhe politizuar për interesat e tij kurse për këte policin serb baba fëmijesh , bije nene dhe ai, kerkon te mos politizohet
Po sa bijë nenash kane vrare serbet or i ndyrë,turp te keshë nese je fare pak Shqiptar
Albin, pse nuk je ne Londer sot? Pyete vehten dhe Kryesine e VV, pute ku po shkoni keshtu......
Organizatat investiguse ne kosove duhet te levizin e te zbulojne ushtrine sekrete te mirpaguar a Al- bin kurtit. Eshte ajo ushtri qe po ben namn me propagande antishqiptare ne te gjitha media e mundshme elektronike.
Ani se koken e tyne do hane shpejt, por cfaj ka Kosova thuaj?! Nuk ngjit propaganda e Kurtit malinj, dhe sa per armaten e tijna jane ose ruse ose/dhe serbe; sepse derdiment e paditun te VV nuk din me shkrue as emnin e tyne. Ja sa te lirohen heronjte nga Haga ne fillim te 2025.