Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë në spital, ish-Presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar

7 Shkurt 2025, 11:15Rajoni TEMA
Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë në

Babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është i sëmurë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë ish-Presidentit, i cili ndodhet në paraburgim, i është refuzuar kërkesa për ta vizituar të atin në Prishtinë.

Ka qenë avokati i Thaçit, Luka Misetiq, ai i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

Misetiq tha se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtër, por shtoi se ajo u është mohuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq. 

 

2 Komente

  1. S
    Shabani

    Hashim Thaçit i uroj shërim të shpejtë për të atin, dhe të mos mërzitet, se me të mirat që i ka pru popullit shqiptarë të kosovës, ai është ngritur mbi familjen. Është hero, i pa fajshëm, e sa më parë u ktheftë si triumfator mbi intrigën në familjen e vet që e pret me dashuri e respekt në Kosovë, bashkë me popullin e ndershëm e patriot.

    Përgjigjjuni
    1. e
      e po...

      Po Kosova, o Shaban, ku po shkon? Ka ndonje qe ta orjetoje se ne 1943 shkoi pas Hitlerit, sot pas Albinit! Do gjeni rrugen apo do dalin fjalet e Grenell? Amerika ja veshi poturet (pavaresine) se ishte lakuriq dhe ajo do ta beje prape ashtu si dordolec. Albini iken pastaj tek vjeherri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje