BE i zgjat mandatin Lajçak me disa muaj për dialogun Kosovë-Serbi

21 Qershor 2024, 22:41Rajoni TEMA
BE i zgjat mandatin Lajçak me disa muaj për dialogun

Një diplomat i BE-së tha se Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu zyrtari i BE-së ka thënë se Borrell vendosi të ndërmarrë një hap të tillë sepse beson se Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, duhet të jetë ai që do të emërojë Përfaqësuesin e tij special për dialogun. Megjithatë, nuk dihet se sa do të qëndrojë Lajçak në atë pozitë.

“Miroslav Lajçakut i skadon mandati më 31 gusht, por Josep Borrell ka vendosur t’ia zgjasë atë për disa muaj. Lajçak do të qëndrojë në atë pozicion për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar që procesi të mos mbetet pa ndërmjetës,” tha diplomati i BE-së.

Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zgjidhet nga Parlamenti Evropian në kuadër të zgjedhjeve të Komisionit të BE-së, bazuar në propozimin e Këshillit Evropian. Zgjedhja e Komisionerit është planifikuar për në vjeshtë, por mund të përshpejtohet nëse marrëveshjet politike arrihen më herët.

2 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Kjo qe duan per t'ja zgjatur mandatin Lajcak ,eshte verte deshire e mire per te mberrir qellimin final ,NJOHJE RECIPROKE apo eshte presioni rusoserb per tja vazhduar jeten per te mbrojtur interesat rusoserbe?.Europa dhe politika e saj,ka deshtuar deri tani,kjo pasi "gjyqtaret "kan qen te njeaneshem,ne favor te agresorit dhe keshtu ka demtuar popullin e shume vuajtur shqiptar..te shohim se cfare do pjelli mushka.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Shtojini muaj sa të doni, prej tij, edhe pse populli ka vënë rë qē ç'e siell sahati s'e siell viti, rezultati do të jetë i njëjti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje