Gjykata e Lartë e Podgoricës ka mbajtur ditën e sotme seancën e fundit lidhur me rastin ku është akuzuar kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq për “Grusht shteti”. Mësohet se po ashtu për këtë rast akuzohen 20 serbë, dy rusë dhe tre malazezë, mes tyre edhe liderët e Frontit Demokratik pro-rus Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.
Organizata kriminale, thuhet se kishte planifikuar të përplasej me policinë malazeze në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor 2016, me ndihmën e Frontit Demokratik dhe të pushtonte me forcë Parlamentin e Malit të Zi, si dhe të rrëmbente dhe të vriste kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq.
Megjithatë, pas ndryshimeve politike, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen për një vendim të ri përpara një trupi të ri gjyqësor. Të pandehurit janë dënuar gjithsej me rreth 70 vite burg, ndërsa mbrëmë ka përfunduar procedura e përsëritur dhe është shpallur dënimi për 12 korrik.
Hej ku jetojme ne Mal te zi vetem se kishin planifikuar denohen ndersa ketu ne Albanistan Sali berisha e realizoi grushtin e shtetit i vuri zjartin institucioneve te shtetit e Spak e perkedhelin kriminelin Sali per caeshtjen Partizani qe jo se nuk duhet denuar po ai ka kryer shume krime te tjera me te renda , ku spikatin vrasjet ne mes te dites ne mes te bulevardit kater njerez kot se koti bile mburrej qe mund te vrisnja deri 40 po edhe deri 400 veta po edhe liderin e opozites bile murrej edhe si u qetesian gjakrat live ne televizor para tere Shqiptarve .