Përplasja për emrin/ Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Do keni probleme me NATO dhe BE, nuk mund të luani me Greqinë

20 Qershor 2024, 12:18Rajoni TEMA
Përplasja për emrin/ Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Do keni

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar fqinjin e tij verior, Maqedoninë e Veriut për të ardhmen në rrugën drejt integrimit në BE për shkak të përdorimit të emrit 'Maqedoni'.

Gjatë një interviste për mediat greke, Mitsotakis the se, Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s.

Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje.

Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, theksoi Mitsotakis. 

6 Komente

  1. B
    Baca Bajram

    Po te njejtin avaz kane Grekqiret… ky trapi mbeti duke I ren fyellit po ne te njejten vrim.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gaspër

      Jevgjit e Greqisë janë mësuar me nderim emrash dhe shtetesh....

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Sllavët në të ashtuquajturën Maqedoni e Veriut nuk kanë asnjë të drejtë të quhen "maqedonas" një identitet që nuk u përket fare. Territori i sotëm i RMV-së është një pjesë e ish Maqedonisë së vjetër por sllavët aty kanë zbritur rreth shekujve 6-7 pas Krishtit. Maqedonas aty mund të jenë me plot gojën shqiptarët ose grekët etnikë aty që në kohën e Filipit dhe Aleksandrit të Madh. Edhe faktori shqiptar aty nuk duhej të pranonte identitetin fals "maqedonas" të pretenduar prej sllavëve-bullgarë. Por si duket ja kanë lënë Greqisë si shtet me këllqe që ti detyrojë të ndryshojnë emrin e pretenduar prej tyre duke i shtuar Veriun si term.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Indinjata.

          Genti, ke shume te drejte per sa thua. Si territor ajo shtrihet ne nje pjese te Maqedhonise se lashte por popullsia, eshte asimiluar apo zhdukur dhe sot nuk ekziston popull maqedhonas. Greqia dhe Bullgaria kane pretendime territoriale ndaj Maqedhonise dhe pikerisht me kete lufte ka lindur identiteti Maqedhoni por qe nuk perputhet me realitetin ne terren. Maqedhonasit e sotem nuk kane lidhje me maqedhonasit e lashte si ne gjuhe ashtu dhe ne gjak. Gjuhen e kane nje variant te bullgarishtes. Pikerisht ketu mbeshtetet bullgari per pretendime dhe pjesa tjeter flet shqip. Greku thjeshte pretendon territorin si mbreti i "lashtesise". Ne kete zollomahi Enveri dhe Dimitrovi ne kohen e socializmit bene nje marreveshje per traktak te perbashket mbrojtje qe ne thelb ishte kunder grekut ne rast se sulmonte Maqedhonine. Enveri mbronte te drejten e shqiptareve qe jetojne ne keto troje dhe udheheqesit bullgare te drejten e gjuhes bullgare qe flet nje pjese e madhe e Maqedhonise, kunder te drejte teritoriale te grekut...Ne ndryshimin e emrit nga Maqedhoni ne Maqedhoni e Veriut fitoi greku sepse vertet nuk e quajti Maqedhonine Greqi por e quan si pjesen veriore te Maqedonise ku ajo 'jugore" eshte ne Greqi... Tere kete fantazi e parashtrova per te then vetem nje te vertete se edhe Kurti po i ben te njejtin sherbim Kosoves duke e quajtur Dardani. Po i shperben asaj elementin shqiptar, njelloj si Maqedhonia e Veriut, shtet pa identitet dhe pa popullsi...Sherbim me te math ndaj serbit nuk ka sepse ka percare shqiptarizmen. Pikerisht ketu e ka edhe zanafilla e mendjelehtesise qe shohim ne Kosove ku VV eshte me shume me Kroatin se sa me shqiptarin, pavaresisht se ne politike kroatet dhe shqiptaret jane aleate. Kjo behet per ti hequr Kosovarit(shqiptarit) gjakun dhe genin shqiptar dhe Kosoves(Dardanise) identitetin. Eshte pak e cudicme kur shikoj se si kosovaret(shqiptaret, dardanet dhe pordhanet ) me kaq mendjelehtesi mohojne gjakun, genin dhe gjuhen shqipe qe ne thelb nuk ka lidhje me territorin e Shqiperise por me identitetin ilir te shqiptarev. Kurti u heq kosovareve identitetin ilir per tu hequr identitetin shqiptar dhe sot ne bote kosovaret jane popull jo te respektuar si popull por te mbrojtur nga NATO, njelloj si mbrohen gjithe qeniet e gjalla, krijesa te zotit...Bravo Albin, kampion i tradhetise qe mbeshtetesh ne fatin tone te popullit pa fat....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pollogu

            OR Marks - Engels ! E tjerr mirë deri-diku. Mirëpo, kur vjen tek emërtimi autentik Dardani, sikur bëhesh se nuk kupton, ose nuk të mbush radakeja. Emërtimi Dardani vetëm e përforcon vijimësinë ILIRE (pasuese e pellazge)- arbnore - shqiptare. Po të jetë ashtu sic ta merr mendja ty, sllavët okupatorë të sotëm (neve shqiptarëve nuk na i varri kush nëse donim ose jo, të jetojmë të okupuar) nuk do asgjësonin e "burgosnin" nëpër burgje të historisë sonë gjetjet arkeologjike të lashtësisë dardane - ilire. Po t´iu përshtatej shkive, do e gllabëronin emërtimin DARDANI. Ndiq do portale të tyre e të kuptosh se sa të mjerë ndihen historikisht kur nuk duan të flasin për lashtësinë ilire. Po të insistojmë që zyrtarisht të ringjallim e përditësojmë emërtimin Dardani, do cohet në këmbë segmenti antishqiptar në Evropë, ndërsa rusët do e cilësonin këtë akt si trysninë më të madhe ndaj serbëve e gënjeshtrave e idiotizmave të tyre historike. Prandaj, mendo mirë e sill ndër mend se sa e efektshme do të ishte riemërtim i përditësuar i Kosov-os DARDANI e Shqipërisë. Pa pretendime eseistike, por një shestim casti për të kuptuar se je i coroditur. Të fala vëllazërore !

            Përgjigjjuni
          2. I
            Indinjata

            I dashur Pollogu. Je i magjepsur nga budallalleki madheshtor i Kurtit sepse nuk me ke kuptuar. Une nuk kundershtoj emrin Dardani por emrin e shqipetareve te Dardanise…Kurti shqiptaret e Dardanise i quan dardan dhe ketu ai percan ne interes te Serbise…Vetem po te kujtoj se ne themi jam prishtinas apo Tiranas midis nesh por ne boten e jashtme quhemi shqiptar…meqe je si tip i ftjelluem ma merr mendja e kupton djallezine Kurtit qe ngul kembe per nje popull te ri dhe jo shqiptar ….pershendetje vellazerote.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje