E rëndë në Greqi/ “Më përdhunoi kur isha vetëm 6 vjeçe”, vajza denoncon pas 26 vitesh abuzim babanë

19 Qershor 2024, 13:35Rajoni TEMA
E rëndë në Greqi/ “Më përdhunoi kur isha

Një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh në Selanik.


E bija, e cila aktualisht është 32 vjeç, ka rrëfyer se ka rënë pre e dhunës seksuale nga i ati që në moshën 6-vjeçare.

Ajo ka dëshmuar se hera e parë e ngacmimit ishte në vitin 1998, sipas medias së huaj.

Më pas kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe së fundmi në qershor të këtij viti.

Ajo i tha policisë se babai i saj 70-vjeçar u përpoq ta përdhunonte edhe në mars të vitit 2024-ës.

Mësohet se 70-vjeçari vuan nga probleme të rënda shëndetësore ndërkohë që të dy jetonin në të njëjtën banesë.

Lini një Përgjigje