Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave

18 Qershor 2024, 16:23Rajoni TEMA
Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e

Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të dy shteteve u bë sot më 18 qershor në Prishtinë, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.

Më herët gjatë ditës, Arbel është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.


Atyre iu parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.

Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova shënoi edhe rritje të shkëmbimeve tregtare.

Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro – prej 22 milionë sa ishte në vitin 2020 kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike.

Ngjashëm ndodhi edhe me eksportet, nga 85.000 euro në vitin 2020 – ato u rritën në 783.000 euro më 2022, sipas të Dhënave të Doganave të Kosovës.

Kosova importon nga Izraeli kryesisht lëndë djegëse dhe produkte të plastikës, ndërsa eksporton kryesisht produkte të tekstilit.

Njoftimin se Izraeli është pajtuar t’i heqë vizat për kosovarët e kishte bërë në fillim të këtij viti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Shengen, në Evropë.

Ndërkaq më 5 janar u bë e ditur se ata mund ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera, shkruan REL.

Aktualisht janë 107 shtete që vazhdojnë të kërkojnë viza për vizita nga Kosova, ndërsa 39 vende mundësojnë viza në mbërritje për qytetarët e Kosovës.

6 Komente

  1. A
    American

    Excellent..!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ujku Plak

      Le te dalin ata Kurriz Shteremburit nga qe rrin gjithe kohen me Bythen larte, qe ja dhjevsha Allahun, te protestoin se Izraeli mbasi i Çliroi Kosovaret mga Serbia, i njohu si Shtet, dha tani i heq edhe Vizat. Palestinezet protestuan pse Nato sulmoi Serbin, akoma sot nuk e njohehin Kosoven.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bumbum..bum

        Ja kush Jan miq të vërtet , ata që të japin Doran kur të tjerët të fusin krahun. Bëjini vet llogarit se kujt duhet tja hapni derën .

        Përgjigjjuni
        1. k
          kxp

          Idiote te Kosoves dhe Shqiperise dilni e perkrahni Palestinen qe thote Kosova eshte Serbi.Dilni e perkrahni Palestinen e Arafatit qe ftonte Milloshevicin te festonte krishtlindjet ne Betlehem ne kohen kur gjykat a nderkombetare e Hages kishte leshuar urdher arresti per te per krimet ndaj shqiptareve te Kosoves.Dilni e perkrahni Palestinen qe vuri veton kunder njohjes se Kosoves ne bllok nga vendet e Konferences Islamike.

          Përgjigjjuni
          1. Nuk e di per cfare vize flet, por Izraeli nuk jep viza, pra ska viza per atje. Duhet te jete ndonje lehtesim per ata qe duan ta vizitojne dhe natyrisht kur shkel ne ate toke nuk eshte kollaj per te kaluar kontrollin policor. Shkak i jo vizave eshte qe shtetasit qe vizitojne mos te kene probleme me vendet qe se njohin apo ato arabe kur te kryejne kontrollin kufitar. Pra, ne pasaporte nuk ka vize por dhe as vula hurje-dalje dhe te pajisin me leje qendrimi. Ama, Nese ke shkelur ne vende arabe te bie te presesh e ti pergjigjesh shume pyetjeve… e pasi kane kaluar disa ore, eksperiment social, te japim leje qendrimi ne varesi te diteve qe do qendrosh. E njejta situate edhe ne ikje, kontrolle, pyetje “ku ke qene? Ke takuar ndonje…? Ke shkelur ne pjesen palestineze dhe a bisedove me njerez? E mira eshte te pergjihjesh shkurt, aspak genjeshtra se ata dinë gjithcka per ty. E ne fund, pasi ti mendove se mbarove, te pret bar-kod qe ta ngjisim ne pasaporte, ne base te numrit fillestar klasifikoheshnper kontroll. 1-3, i kane te zënë jehuodet, 4-6 jo jewish. 4 eshte kontroll i zakonshem, 5 pak me imtesisht , 6 … Une pata fatin e numrit 4, per 6 kam degjuar se eshte nje kontroll i imët. Me pak fjale, viza dhe hyrje-dalje te vulosur nuk ka ne pasaporte.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Antiislam

              Po ç'ju duhet juve , o izraelitë që i hiqni vizat një vendi thellësisht islamik , apo t'ju dërgojnë ndonjë kamikaz kosovar , nuk ju mjaftojnë kuçedrat e islamikët që ju rrethojnë ?!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje