Kurti reagon pas deklaratës së BE për masat: Nuk spekuloj për spekulimet

18 Qershor 2024, 14:30Rajoni TEMA
Kurti reagon pas deklaratës së BE për masat: Nuk spekuloj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur rreth deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili i ka quajtur “spekulime”, deklaratat e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

“Çfarë mendoni për deklaratat e zëdhënësit të BE-së, i cili i ka quajtur spekulime deklaratat e zëvendëskryeministrit dhe a keni pritshmëri që do të largohen masat”, ka qenë pyetja e gazetarit gjatë përurimit të Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kurti, refuzoi të përgjigjet në pyetjen për pritshmëritë që ka rreth largimit të masave të BE-së, por tha që “s’mendoj që duhet të spekuloj për spekulime”.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se afati i dorëzimit të raportit të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndër-institucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë aktorët jashtë bllokut evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe ka thënë se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve.

2 Komente

  1. I
    Indinjata.

    Nivel shume i ulet dhe cinik ne pergjigjen e Kurtit. Kurti eshte perfaqesues i nje populli te tere dhe duhet te tregohet dipllomat ne pergjigje dhe jo rrugac. Provokimeve te gazetarit(qe jane te zakonshme ne gazetari), duhet ti pergjigjet me edukate dhe brenda rregulalve dhe jo me fjale abuzuese "spekullative". Shume bukur mund te fliste per proceduren dhe jo per epitetet. Kete spiun nuk e meson dot asnje sepse ai eshte bere shume i zgjuar qe nga dita qe doli nga burgu serb....Fatkeqesia nuk eshte ai, por Kosova qe ka nje ordiner te tille ne krye....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli dardan eshte ne krize identiteti

      Kosova e ka zgjedhur, ta mbaje me shendet gjate turavrapit te saj drejt Serbise. Turp

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje