Plagosën familjen siriane, kush janë shqiptari dhe rusi që u arrestuan në Greqi

17 Qershor 2024, 11:56Rajoni TEMA
Plagosën familjen siriane, kush janë shqiptari dhe rusi që u

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe një rus, të akuzuar për plagosjen me sende të forta dhe armë të 3 pjesëtarëve të një familje siriane në Hania të Greqisë.


Në prangat e policisë ranë Luan Hysa 30 vjeç nga Thumana e Krujës dhe Artur Kisiev 46 vjec nga Rusia.

Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes 58 vjec dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme.

Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre.

Gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes.

Pas të shtënave, autorët janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.

Sirianët e plagosur mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës së parë.

4 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Erdogan (gyzelit):po mire mo qafir,birazerin tend plagose!?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andon

      Gezuar bejlerin bythzi turk o janulla! Do i rregulloni tubat e shkarkimit te haleve ne bruksel tani, do dhjesim rehat te gjithe!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Apo jo?

      Ti komentues mendon se vetem birazeri nuk plagoset se te tjeret mund ti plagosesh. Ben sikur urren sunitet por vet je kriminel i lindur!

      Përgjigjjuni
      1. e
        eee

        po dhe rusi cecen eshte,,,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje