“Raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo”.Kështu ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur është pyetur për raportin e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell për masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura vitin e kaluar për shkak të veprimeve të Qeverisë në Veri, i cili pritet t’i dorëzohet vendeve anëtare të Unionit.
“Raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano në një përgjigje për Kosovapress.
Ndërkaq tri ditë më parë, zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave ndëshkuese për Kosovën nga BE-ja.
“Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, theksoi Bislimi.
Në fillim të këtij muaji, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për gazetarët theksoi se “nuk varet prej qeverisë” largimi i masave ndëshkuese të BE-së.
Ai u shpreh se tashmë janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës në pjesën veriore të territorit kosovar të banuar me shumicë serbe.
Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.
Ndryshe, përveç masave, Kosovës i është anuluar pjesëmarrja edhe në stërvitjen ushtarake ‘Defender Europe 2023’ pas situatës së tensionuar në Veri, ku kryetarët e komunave hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë nën asistimin e Policisë së Kosovës.
Mos e konsideroni Kosoven si Rusia, me sanksione, se late nam! Mjaft me maskaralleqe! Nuk jeni te kenaqur me genocidin qe serbet i bene Kosoves ne pothuaj 100 vjet qe e moren dhe e perdoren si koloni te tyre, nen mbrojtjen e armeve tuaja. I keni vellezer te krishtere qe nderkohe Kishat po i digjni. 100 kisha jane djegur 3-4 vjetet e fundit ne Kanada dhe nje numer i konsiderushem ne Amerike. Kosova eshte shembull i skllaverise ne Europe, tamam si zezaket qe kaluan skllaveri ne Amerike dhe me tej. Lereni ate popull te jetoje dhe mjaft me kafshime per ti dhene me shume toka Serbise. Jeni te peshtire, dhe e beni hapur!
E keni frike Serbine dhe i bini ne qafe Kosoves dhe Albin Kurtit qe jane ne te drejten e tyre. Kur ishte keshtu sic pretendoni ju pse u desh qe SHBA ta clironte Kosoven, le te vazhdonte krimineli Milloshevic dhe ju ferkonit duart.Europa kurve.
o ju shkerdhefsha nonen o patrikot bythqira po pse ata serbet në veri janë refugjat meqe shumica e popullsise jane kosovar. ini nenshkruan letra dhe tallet me BE dhe SHBA për te marre votat e trushplarve pavarsisht se nuk ka as një shans të vazhdoj gjatë