Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë, e çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj! E ardhmja është në duar të qytetarëve

16 Qershor 2024, 12:00Rajoni TEMA
Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë, e çliruam nga dhuna

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka thënë se Kosova e ka fituar lirinë me ndihmën e NATO-s, por tani sipas tij, ardhmja e saj është duar të qytetarëve.

“Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë”, tha Robertson në një intervistë për The Geopost.

“Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor”, shtoi.

Gjatë kësaj interviste, ai ka folur edhe për ndikimin rus, derisa ka theksuar se Kremlini po dëshiron ta zgjerojë ndikimin e tij në Ballkan dhe më gjerë.


“E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu”, shtoi ai.

Robertson ka shtuar se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

 

1 Komente

  1. S
    Shmili

    Si anglezët. Kur duhet i bien pa dorëza. Lirinë e shkelur, e mohuar. Ministri i jashtëm i atëhershëm - përmendi Londrën 1913, 1915 - djallëzitë antishqiptare. Ishte figura botërore më e urryer në ato ditë tragjike dhe madhështie kombëtare. Mirënjohje për jetë - Angli.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje