BE bën thirrje për përmbajtje, shpërthen Serbia: Standarde të dyfishta, Prishtina po shkel ujditë

14 Qershor 2024, 22:41Rajoni TEMA
BE bën thirrje për përmbajtje, shpërthen Serbia: Standarde

Bashkimi Europian i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, teksa shënohet një vit nga ndalimi i importeve të mallrave serbe nga autoritetet në Prishtinë.

Zëdhënësi Peter Stano përsëriti qëndrimin se të dyja palët duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

“Duhet të parandalojnë ose të përmbahen nga hapat që nuk janë të koordinuar, të njëanshëm dhe në çdo gjë që bëjnë duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Deklarata e Stanos, duket se nuk i ka pëlqyer Serbisë. Shefi i të ashtuquajturës, zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic shpërtheu kundër Stanos dhe akuzoi BE për standarde të dyfishta.

“Ja si duket politika e BE me standarde të dyfishta! Prishtina bën një lëvizje përshkallëzuese dhe prish marrëveshjet, BE u bën thirrje “të dyja palëve” të përmbahen! Nga çfarë saktësisht duhet të përmbahet Beogradi? Nga kërkesa që populli ynë të ketë gjërat elementare të jetës? Nga kërkesa që Prishtina të respektojë marrëveshjet dhe të mundësojë qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve? Këto janë, për t'i kujtuar zotërisë vlerat themelore që BE duhet të përfaqësojë”.

Kosova ndaloi importet e mallrave nga Serbia, si kundërpërgjigje ndaj rrëmbimit të 3 policëve kosovarë nga xhandarmëria serbe në kufi, 1 vit më parë.

4 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Jo se rusoserbi petkovic eshte i zemeruar joo,kjo duket se si Brukseli nuk po i thote mjaft enderruat se Republika e Kosoves eshte pjese teritoriale e rusoserbise.Europa po e ledhaton ,ambasadori HILL i cili ka marr ndonje thes me rubla ose dollare,belbezon si nje femi ..le te pasurohet se i eshte dhene mundesia.Ky palo ambasador jep mendime personale,politika amerikane eshte deklaruar nji here dhe mire: vetem njohje reciproke zbut mardheniet ...Djallezia qe rusoserbet zhvillojne,eshte plotika e djallit e demonit ,prandaj keti "shqetesimi te keti balos petar petkovic,nuk i besohet.Kete loje e luan si nje viktime i mjeri si puna e hienes me sorkadhen..poshtersia nuk ka fund ,as nuk ka peshe per tu hedhur ne kantar..Qent le te lehin ,karvani marshon me hapa vigane..

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha

      Llapaqeni shkavell, shko shit mallra tjeterkund. Jo me ne Kosove. Gjenocidial shkije.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Kur te kerkon Serbia llogari per vlera,e te mos ngelet qyteterim ne kembe pastaj!! Popull mesjetar qe ka bere masakra mbi popujt e tjere ne Ballkan,vazhdon te ushqeje po te njejten ide qe i ka cuar ne ato gjenocide,e te del pa piken turpit i tregon vrerat BE-se!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emerllah Hyseni

          Djema shkruani dhe çfrynu nga zemra e plast nga dhuna shekullore po historia është krejtësisht ndryshe prej asaj që ju e dini Shumë e gjatë është!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje