Kosova vendos sanksione kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit

13 Qershor 2024, 14:26Rajoni TEMA
Kosova vendos sanksione kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe Bjellorusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska, si dhe kundër Iranit për shkak të programin të saj raketor.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti votoi gjatë një mbledhjeje për miratimin e pakove 12 dhe 13 të sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, tha se masat kufizuese kundër Rusisë kanë të bëjnë me “minimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, si dhe sanksione të tjera për shkelje të rënda dhe abuzime me të drejtat e njeriut në Rusi, që lidhen me vrasjen e liderit opozitar Alexei Navalny”.

Sanksionet kundër Iranit, tha ajo, prekin persona dhe subjekte të përfshirë në “aktivitetet e raketave bërthamore, apo balistike dhe personave dhe entiteteve që ofrojnë mbështetje për Qeverinë iraniane”.


BE-ja e miratoi pakon e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë më 18 dhjetor 2023, ndërsa pakon e 13-të më 23 shkurt.

Ajo pako përfshin ndër të tjera masa për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, kufizime të mëtejshme në importet dhe mallrave që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për Rusinë, ndalimi i importit, blerjes, ose transferimit direkt ose indirekt të diamanteve.

Më 29 janar blloku e rinovoi sanksionet ekonomike edhe për gjashtë muaj ndaj Rusisë për agresionin ushtarak kundër Ukrainës.

Pakoja e 13-të përfshin, ndër të tjera, masa për individë dhe subjekte për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin, dhe pavarësinë e Ukrainës.

Sanksionet prekin sektorët ushtarakë dhe të mbrojtjes, individë te lidhur, duke përfshirë ata që furnizojnë me armatim RDKV (Korenë e Veriut).

BE-ja i shtoi 27 entitete të reja në listën e atyre që mbështesin drejtpërdrejt kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra, shkruan REL.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

6 Komente

  1. N
    Nga Shqiperia

    Bravo Kosova!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abdylmutalip Dardani

      Jooooo mos kini robt, traxhedi

      Përgjigjjuni
      1. k
        karaduci

        Tani do falimentoje Rusia.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saranda

          Te befte mire muti i Kosoves, qelbesira buthgrisur ish stalinisti i ndyere. U bere ti bythvullaku i deridjeshem e drogaxhiu i sotem qe te perqeshes Kosoven.

          Përgjigjjuni
        2. Çika e Skraparit

          O pika që s'ju bije , një krahinë mikroskopike , akoma e pa njohur nga OKB si shtet , i vendos sanksione një superfuqie me siperfaqe 20 milion km katror dhe me popullsi 98 herë më të madhe se Kosova ....o Zot sa kam qesh ...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alekum selam

            Hahahaha,cfare karagjozlleku i pa pare,kur keta karagjoza te shemtuar,i kane vendosur per tere kohen sanksione vec vetvehtes,dhe kane falimentuar mbas kesaj, cdo qeveti te zgjedhur kosovare.Dhe kushdo zgerdhihet pa mase,qe kosova,merr sanksione kundrejt shteteve te tjere,kur ajo vet,nuk ka arritur te bej shtet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje