Vladimir Orliç, shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe

12 Qershor 2024, 20:20Rajoni TEMA
Vladimir Orliç, shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe

Vladimir Orliç do të jetë shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe. Mediat serbe njoftojnë se ai është një zyrtar i Partisë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiç dhe vendimi për emërimin e tij është marrë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai ka qenë deputet për disa mandate dhe ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Parlamentit në vitet 2022-2024.

1 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Do ta marrë edhe ky një dekoratë "Nderi Rusisë" nga Putini.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje