Kurti: BE-ja është familja jonë e synuar politike, duam marrëdhënie të mira fqinjësore e njohje pa sulme

12 Qershor 2024, 12:34Rajoni TEMA
Kurti: BE-ja është familja jonë e synuar politike, duam

Kryeministri i Kosovës tha në seancën solemne të Kuvendit se shënimi i ditës së çlirimit ka sjellë të tashmen dhe ka përcaktuar të ardhmen e vendit, teksa gjithashtu theksoi se kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore e njohje pa sulme.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjellë të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen.

Sikur atëherë, edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saj me vendet partnere. BE-ja është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinacioni ynë ushtarak.

Pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tashmë duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore e njohje pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, u shpreh Kurti.

2 Komente

  1. f
    fuat

    Per çfarë miqësie flet ky plerë,ky eshte perçares i kombit shqiptarë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prit se po tvjen Albin sic e meriton

      Asht frigue keq Albini, ha ha ha. Historia do ta denon keq kete megalloman bashe me turmen e tij te VV.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje