Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.
“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai.
Duke folur në një panel të samitit “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë, Hovenier theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.
Dy vendet janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar.
Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie.
Hovenier theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me një deklaratë - të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska - në të cilën Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.
“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha Hovenier.
Të njëjtën gjë ai e tha edhe një ditë më herët, duke kujtuar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se ajo do të mbetet prapa këtij qëndrimi “me krenari”./ REL
Ambasadori te na thote se kur mund te ndodhe njohja reciproke, pas nje viti, dhjete vitesh te tjera negociatash, apo 100 vitesh? Ndryshe, ja lini mot Presidentit Trump ta zgjidhe njehere e mire. Don Zoti ja con kush ne vesh kete ceshtje. Sa per Kosoven, cdo dite qe kalon nen VV eshte humbje per shqiptaret.
Pyete çorapekuqin, ai i di te gjitha. Por, me pare çorapekuqi do te bente mire ta tregote ty
Po moj bije e Serbise po!
Zoti ambasador! Parë nga realiteti, një shtet fashizoid, ka pretendime okupimi, jo negocionimi.Po të kishte në plan Serbia paqen dhe marrëveshjet, nuk do jepte miliarda për armatim., por do investonte në ekonomi, hulumtime shkencore, infrastrukturë etj. Janë në ISO me Rusinë në një plan afatmesëm, të mos flasim afatgjatë. Orekse për të sunduar Evropën. Po kjo Serbi shoveniste, kur nisi luftërat tash e mbi 25 vjet, nga dehja e masakrave të sukseshme mbi popullatën civile në Kroaci e Bosnjë - zgjeroi orekset dhe synonte të sulmonte edhe Italinë (ju kujtohet goditja e aeroplanit vëzhgues italian?). Po kjo heshtje nga ju - Perëndimi, është burim i SERBSKI SVETA. Historia po përsëritet po në të njejtën trajtë, ndërsa ju projektoni ide "njohje reciproke". Realiteti flet - lufta para shtëpisë. Forconi krahun amerikan - Shqiptari - Bosën - Kroaci. Korrigjoni coroditë e krijuara ndër shqiptarët në Severna FYROM Makedonia. Forconi elementin kombëtar dhe shterrni proserbët BDI. Serbia projekt iluzionar duhet të shuhet. Veproni sic dikton realiteti objektiv. Historia po përsërite, por në një formë që do të bëhet edhe më tragjike sec ishte. Parandalimi pa shërim është efemer. Ilacet e forta bëjnë dermanë.
Saranda = Kurti.