Shqipëria ka ndihmuar dhe stërvitur qindra luftëtarë palestinezë, diplomati: Paradoksale që Palestina nuk e njeh Kosovën

10 Qershor 2024, 22:10Rajoni TEMA
Shqipëria ka ndihmuar dhe stërvitur qindra luftëtarë

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur në ditën e 248-të dhe mediat kanë raportuar se Hamasi ka urdhëruar të eliminohen të gjithë pengjet, nëse mendojnë se po vijnë forcat armike. Kjo qasje e frikshme, i gjithë konflikti disamujor Izrael-Hamas dhe ndikimi i SHBA-së e botës në zgjidhjen e tij, u diskutuan në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, me diplomatin Spartak Topollaj.

Diplomati foli për raportin Shqipëri-Palestinë dhe paradoksin e mosnjohjes së Kosovës nga udhëheqja palestineze, pavarësisht se Shqipëria e ka njohur këtë shtet që në 1988, e ka ndihmuar dhe ka stërvitur qindra luftëtarë.

“Në mënyrën më paradoksale palestinezët që ne i kemi njohur që në 1988. Shqipëria e ka njohur autoritet e shtetit palestinez kur president ishte Arafati. Më parë u prit numri dy, Abu Xhihad në (rezidencën qeveritare në Vlorë). Janë mbajtur në Shqipëri qindra luftëtarë të Al Fatahut, janë stërvitur në Shkollën e Bashkuar, janë pajisur me armë. Shqipëria e varfër ka dhënë milionë dollarë, nuk i ka dhënë Enver Hoxha. Ishin djersa e mundi i shqiptarëve të varfër. I kemi ndihmuar dhe në mënyrë paradoksale kjo udhëheqësi palestineze nuk njeh Kosovën. I njohin vetes të drejtën të luftojnë kundër Izraelit ngaqë nuk i lidh asgjë me Izraelin ata janë hebrenj, këta janë arabë dhe Kosova nuk ka të drejtë”.

Ai sjell në vëmendje një qejfmbetje të Palestinës për abstenimin e Shqipërisë në OKB në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe debatin që vetë Topollaj ka bërë me sekretarin e Ligës Arabe në Kajro.

“Unë kam bërë një debat me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, dhe ishte rasti i 100 vjetorit të pavarësisë tonë dhe kryeministri Berisha dërgoi që të marr pjesë dhe shkuam në zyrën e tij në Kajro dhe ai na priti me këmbët e para, na tha; më ka mbetur hatri nga kryeministri Berisha, si ka abstenuar për një votim në OKB për Palestinën? Dhe unë i thashë që ka bërë shumë gabim, duhet të kishte votuar kundër dhe ju jo vetëm që nuk njihni Kosovën dhe i tregova deklarata në mbrojtje të Serbisë”.

Sipas diplomatit, Palestina nuk ka asnjë justifikim për mosnjohjen e Kosovës.

“Ne njohim integritetin e Serbisë thonë ata. I tregova vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që njeh pavarësinë e Kosovës dhe shtetet që e njihnin deri në atë kohë. Unë ia thashë troç; ju keni të drejtë të luftoni për liri e shtet, po shqiptarët çfarë  lidh me Serbinë? Ata  janë sllavë. Ata nuk gjejnë dot asnjë justifikim dhe nuk kanë asnjë alibi”.

Duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme diplomati Topollaj thekson se ka ardhur koha që kjo luftë të ndalet. Sipas tij arabët dyshojnë se SHBA po bën lojë të dyfishtë.

“Ka ardhur momenti që do të ndalet lufta edhe nga Izraeli nën presionin amerikan dhe këtu është roli i Amerikës. Që Izraeli është mbajtur në këmbë ka qenë furnizuar me armë të sofistikuara amerikane. Arabët kanë një qëndrim; ata dyshojnë që amerikanët publikisht deklarohen që Izraeli do të ndalë luftën. Nga ana tjetër mendojnë se SHBA i thotë izraelit vazhdo bjeri Hamasit që është organizatë terroriste duke qenë se janë të bindur që SHBA po bën lojë të dyfishtë nuk binden kollaj”.

I pyetur në lidhje me teoritë konspirative se Netanjahu po shfrytëzon 7 tetorin për të spastruar territorin e Palestinës, Topollaj ngre disa pikëpyetje.

“Kjo teori konspirative lindi herët që në ditët e para se të gjithë mendonin se Mosadi ka qenë ndër shërbimet më të fuqishme të inteligjencës dhe duke pasur raporte të ngushta me CIA-n, duhet të dinte diçka. Fakti që po zbulohen përditë tunele me km të tëra që dalin në Egjipt me 5-6 km, si u ndërtuan kështu kur Mosadi që në vitet ‘60 kapte kriminelët nazistë të luftës e shumë e shumë të tjerë? I kanë paraprirë shumë akteve grupeve terroriste, kanë vrarë  liderët e Al Fatahut. Kanë tentuar t’i bëjnë atentat ish-presidentit palestinez Arafat. Tani del që Izraeli paska fjetur gjumë e Mosadi paska ngrënë syltjash dhe nuk dinte që nën tokë ekzistonte një qytet i tërë i nëndheshëm? Është e çuditshme që nuk paska ditur Izraeli ç’po bëhet dhe ajo kulmoi me sulmin e pabesë të 7 tetorit. Dhe përgjigjja ishte kjo me 37 mijë palestinezë të vrarë deri tani përfshirë dhe komandantë të Hamasit. Të thuash që nuk dinte Izraeli është e çuditshme. Palestinezët kanë edhe mes tyre kontradiktë mes Fatahut e Hamasit”.

12 Komente

  1. B
    Ben

    Ne cfare shkolle ke mbaruar studimet o Diplomat qe jep mend per politiken e SHBAse ne konflikt? Kush shtete Arabe mendon qe SHBAja be loje te dyfishte? Pastaj, nuk the nje fjale qe Hamasi merr cdo gje nga Irani! Apo è harrove kete fakt?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Ky eshte budalla,çfare diplomat leshi eshte ky.Kete e çoj Sala ne ambasade,dhe ky torollaku thote jam diplomat.Roje tek hotel Dajti e vuri Sala ne fillim kete idiot,spiun Shik-u,spiun demokracie.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Analize shume e dobet. Kush i tha ketij qe Mosadi pretendon se nuk kishte dijeni per tunelet? Tunelet dihen publikisht madje dhe neper filma dalin ne skene tunelet e hamasit. Thjeshte Izraeli flinte ne dafina per shkak te arritjeve teknollogjike dhe murit te famshem. Llogjika e ndjekur ishte: koken cafshin pas murit, ne nga toka na mbron muri dhe nga qielli Iron Dome. Doli qe llogarite ishin bere gabim. Dhe nuk mund te krahasosh Izraelin e viteve ‘60 kur luftonin per ideale dhe mbijetese me Izraelin sot. Sot izraelitet jane squllur sepse kishin rene pak a shume rehat me Iron Dome. Jo me larg se dje nje palestinez me te meta mendore kishte hyre pa e pare njeri brenda nje baze ushtarake ne Bregun Perendimor. Nderkohe qe jane ne lufte, gadishmeria eshte zero, ushtari do kete qene ne TikTok.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Mos u merrni me palestinezet ata jane antishqipetare, lerini ne punen e tyre dhe shikoni problemet pa fund te shqipetareve..!!

          Përgjigjjuni
          1. t
            tpc

            Kur Gjykata Nderkombetare e Hages kishte leshuar urdher arresti per Milosevicin per pastrim etnik te shqiptareve te Kosoves,Arafat e ftonte Miloshevicin ne Betlehem te festonte krishtlindjet. Kur Shqiperia bente perpjekje per njohjen e pavaresise se Kosoves nga Lidhja Islamike ,Palestina dhe Irani vune veton kunder. Edhe sot Palestina jo vetem qe nuk e njeh Kosoven por ambasadori i tyre ne Beograd thote qe Kosova eshte Serbi. Ne hale shkofshin keta bastarde. https://www.sfgate.com/politics/article/palestinian-authority-invites-milosevic-to-2893451.php

            Përgjigjjuni
            1. M
              Makbethi

              Miqësia palestineze - serbe do forcohet edhe më. Sa më shumë palestinezë që vriten me armët serbe, aq më i madh bëhet cinizmi serb dhe dashuria vetëvrasëse e palestinezëve për shkiet. Ne ua qajmë hallet, ata palestinezët na e duan mortin tonë.

              Përgjigjjuni
          2. U
            Universi shpresa ime

            Ja ta plugoj izraeli per nja 5 vjet atë tok e të rrisi viça e pastaj bëhet tok bujqësore e gjitha. Pashah me origjin shqiptare ka pas Ajo tok e deri në egjypt ndaj na urrejn se ja u KEMI bër jetën dru e dajak.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Ju di jeni nje nga ata keshilltaret e Saliut qe na fuet ne bashkesine Islamike??

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkupi

                Kosoves nuk i duhet njohja nga bastardet udhehqes terrorist te palestinezve. Ata kane udheheqes te qelbur. Kosoves i mjafton njohja nga Izraeli. Kjo qe tregohet ne jete shkrim deshmon se sa poshtersisht ka qene e orientuar Tirana zyrtare ne kohen e enver hixhes. Duhet falenderuar Kosoven dhe shqiptaret ne amerike qe perkinder Shqiperise komuniste, cazhdimisht kultivuan miqesin me USA duke ndikuar qe shqiptaret ne Kosove e ne Maqedoni te lirohen.

                Përgjigjjuni
                1. g
                  gjergji

                  Asnje palestinez te mos jete ne token shqiptare.Nxirrni perjashta ato.Te gjithe fundamentalista e gjitheandej shkaktojne vrasje,lackitje,perdhunime,terrorista qe edhe shkaktojne turbullira te ndryshme ne cdo shtet qe ato vendosen.Perkrahes te Putinit e Vucicit e antishqiptar te egjer e nje vendet qe nuk njohin akaosoven shqiptare.Vetem Israeli e jo vetem ai i njeh ADN terrorist te palestinezeve e pesuan prej tyre(kastrofa me e madhe e kombit Israelit qe me krijimin e shtetit te Israelit) e patjeter Izraeli veproj si cdo komb ne bote qarte e mbrenda ligjeve nderkombetare te luftes.Populli shqiptar e ka pershendet njohjen e Kosoves nga Izraeli,por njekohesisht edhe Izraeli eshte mirenjohes per shpetimin e mijra hebrejve te ardhur ne Shqiperi apo vendali gjate luftes dyte botrore nga bishat naziste gjermane.Rrofte Izraeli.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gh

                    Si Izraeli ashtu dhe Kosova jane veper e Amerikes per qellime te ngjashme strategjike. Amerika asnjehere nuk eshte bere pishman kur vjen puna per Izraelin. Kosova mosmirenjohse mbeshtetet tek Kurti armik i Amerikes dhe Evropes….

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Parruca

                      Izraeli veper e Amerikes? E njihke keq historine or lum miku. Amerika ka qene kunder ose ne rastin me te mire asnjanjese ndaj Izraelit te pakten deri ne luften e 6 Diteve ne 1967. Amerika e ka mbeshtetur per here te pare Izraelin ne luften e Yom Kippur ne 1973. Ne 1948 Izraelin e fitoi luften nen nje embargo te pa shembullt armesh. Cuditerisht i vetmi vend qe e furnizoi ishte Cekosllovakia.

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje