Ish-kryeministri italian, Massimo D’ Alema, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka folur në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar në Prishtinë.
D’ Alema ka treguar përpjekjet e qeverisë italiane për lirimin e Ibrahim Rugovës nga qelia, ku ishte burgosur nga regjimi i Millosheviç.
Gjithashtu, ish-presidenti italian kujton shqetësimin e Bill Clinton, i cili kishte thënë se kur të lirohet Rugova, NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar.
“Ishte e padiskutueshme që duhej të lirohej Rugova. Qeveria e Italisë mori përgjegjësi për lirimin e Ibrahim Rugovës dhe kam biseduar dhe me presidentin e Italisë në atë kohë dhe ishin të bindur për vendimin që duhej ndërmarrë.
E rikujtoj dhe shqetësimin e Clinton, që kur Rugova paqësor të lirohej NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar dhe në një konferencë në Romë kishte falënderuar NATO-n dhe popullin e tij.
Më kishte falënderuar dhe unë ia ktheva duke i thënë që duhej të falënderonte Rugovën sepse ai është i lirë. Unë nuk bëra asgjë për ta këshilluar atë. Clinton ishte për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij.
Europianët ishin të bindur se Rugova përfaqësonte të kaluar dhe se lufta kishte marrë dhenë, por pavarësisht asaj u pa qartë më vonë se kishte autoritetin dhe dëshirën e qytetrëve të Kosovës për të drejtuar vendin edhe kur erdhi Bernard Kushner.
Bashkësia ndërkombëtare ka njohur simbolet dhe trazirat e popullit të Kosovës dhe ai e ka thënë këtë dhe në librin e publikuar. Ai thoshte për intelektualin se dy rrugë ka; vazhdo lexo libra ose vepro.
Ai dëshironte që populli i Kosovës që thoshte ‘unë jam presidenti i popullit’ dhe donte të krijonte në lidershipin e tij një lidhje ekonomike dhe sociale dhe një sistem paralel të edukimit si dhe për të vazhduar rrugën drejt Pavarësisë. Këto ishin arsyet pse PE e nderoi me çmim”, tha D’ Alema.
Ndonje biznes edhe me Kosoven D'Alema?! Ate fol ti se per kete na vjen...
Nuk kuptova asgjë. Problem me përkthimin, ose deklaratë evazive për të kuptuar se asgjë nuk kuptohet. Lexo, ose vepro - e vetmja thënie që vetëkuptohet. Rugova ishte pengesa e castit dhe u la anësh nga ndërkombëtarët.
Ambasadori PETRICH - për I. Rugovën Nuk kishte ndonjë vision se si duhej zgjidhur (cliruar) cështja e Kosovës. Ckado që i propozonim, ai e miratonte pa kundëride, ose nuancë mendimi. E pamë që nuk ishte person i qëndrueshëm e me ide të qarta. Nuk ishte personi i casteve të vështira, prandaj mbështetëm përfaqësuesit e UCK. I dërguari i OSB - Petrich.