Rusia po rrit tensionet në Kosovë, zëdhënësja e BE: Dezinformatat trazojnë Ballkanin

9 Qershor 2024, 14:12Rajoni TEMA

Rusia po rrit tensionet në Kosovë, zëdhënësja e BE:

Ballkani Perëndimor po rrezikohet nga dezinformatat e Rusisë, përmes të cilave Moska tenton të pengojë integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Kështu ka paralajmëruar zëdhënësja e Bashkimit Europian në Kosovë Ioanna Lachana, në një interviste për platformën “The Geopost”. Sipas saj, Kremlini po tenton të përhapë narrative pro Rusisë në Kosovë dhe të paraqesë negativisht gjithçka që është pro Perëndimit. Diçka e tillë, sipas saj, mund t'i rrisë tensionet.

“Kemi parë propagandë në lidhje me tensionet ndëretnike, që mund të shpërthejë një luftë e re. Kjo është shumë e rrezikshme, kjo mund t’i rrisë tensionet. Prandaj Bashkimi Evropian ka thënë gjithmonë se dezinfomimi është çështje që prek sigurinë”.

Autoritetet në Prishtinë kanë përsëritur vazhdimisht se përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin në Ballkan përhapen përmes “satelitit të saj, Serbisë”, dhe se shteti rus tenton të përfitojë nga tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarja e BE thekson se kur një propagandë tillë proruse, përhapet dhe përsëritet, mund të ketë njerëz që krijojnë ndjesi kundër perëndimit.

“Nëse informacioni manipulohet, atëherë preket edhe diskursi ynë publik. Ballkani Perëndimor nuk përbën përjashtim. Ne shohim ndikim edhe këtu, sidomos prej Rusisë, e cila tenton të pengojë rrugën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Natyrisht, askush nuk mund të luftojë vetëm këtë fenomen. Duhet të punojmë bashkë dhe të përfshihen të gjithë”.

Lachanaka përmendur  strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për të luftuar dezinformimin në Evropë, sidomos në Ballkan, e cila përfshin mbështetjen e demokracive, mediave të lira dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

1 Komente

  1. F
    Follow the money -- ke TV/portal/goje financon Rus

    Flitet per dezinformim...! Po deklarata e fundit e ambasadorit te Usa ne Prishtine dezinformim eshte? Ai thote te verteten -- Kosova do beje vetem hapa pas nese nuk bashkepunon dhe degjon Ameriken. Kjo eshte e verteta! Sa per ne Shqiperi ka boll dezinformim qe perhapet nga falangat pjellat dhe pinjollet e komunizmit dhe ish sigurimit qe te gjithe i njohim. Ata jane garancia qe PS do jete ne pushtet deri sa te lodhet, dhe nderkohe brezi falangave te jete asgjesuar nga populli yne i zgjuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje