Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik droge dhe vrasje! Foto me Ilir Metën Bes Kallakun, "Bolin" e deri te "Sidi" i ekzekutuar në Greqi

8 Qershor 2024, 09:13Rajoni TEMA
Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik droge dhe

Në rrjet njihet si Shevali 007, dhe midis të rinjve ka krijuar një lloj emri, kryesisht te ata të cilët tërhiqen nga historitë e vrasjeve, trafiqet e drogës dhe jeta luksoze.

Bëhet fjalë për Sheval Muaremin, i cili është shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veritu, me akuzën se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e kokainës dhe të përfshirë në vepra të tjera të rënda si vrasje.

Emri i Shevalit është përfolur edhe për vrasjen e Shyqyri Beut, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja, i cili u gjet i pajetë i groposur në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, vend ku dyshohet se kishte nisur të kryente trafikun e drogës.

Sheval Muaremi akuzohet se së bashku me Orhan Bajramin, i vrarë në Greqi, dhe Jeton Krivanjevën i vrarë në “Shisha Bar” në Shkup kanë ngritur një grup të strukturuar kriminal që merrej me vrasje dhe trafik të kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas policisë, në vitin 2021 nga ky grup është vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari, ndërsa në vitin 2020 është vrarë një shtetas i Shqipërisë.

Disa nga vrajset janë zbuluar pas çkodimit të mesazheve në telefonat e "SKY ECC" nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Në të paktën një rast grupi i Shevalit raportohet se ka transportuar dy ngarkesa të mëdha kokaine, e para 435 kilogram nga Brazili, përmes Belgjikës dhe ka arritur në Maqedoni të Veriut dhe e dyta nga Peru në Amsterdam dhe është futur në tregun vendas.

Shevali, si shumë kriminelë të tjerë shqiptarë fshihet në "parajsën" e Lindjes së Mesme, Dubai.

Ai nuk ngurron të reklamojë jetën e luksit me makina të shtrenjta, ora që thonë se shkojnë deri në 5 milionë euro por edhe shoqërinë me figura të shoëbizit, politikës dhe kolegë të botës së krimit.

Shevali është parë në shoqërinë e Bes Kallakut, ish-presidentit Ilir Meta dhe trafikantit të kokainës i njohur si "boli", Ervin Mata.

Personalitete të politikës nga Maqedonia e Veriut deri në Kosovë gjithashtu janë pjesë fotoalbumeve të Shevalit. Shevali shfaqet në Dubai edhe krah Roan Brahimit, i njohur si Sidi, i cili fshihej në Dubai dhe u ekzekutua vetëm pak kohë më parë në Greqi.

Duke marrë parasysh shoqërinë e Shevalit, ai mund të konsiderohet si pjesë e grupeve rivale të Ervis Martinajt.

9 Komente

  1. g
    genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri

    po por grupe mafioze kane te gjitha partite ne shqiperi, q.va gruan e tao balles perfshire mero baze kurva e te tereve

    Përgjigjjuni
    1. P
      Psikologu

      Ik pi ilacet ..shpejt se te qiva robt

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lani

      Po kutërbon nga të katër anët!!!!! Më keq se në urat e Lanës.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazetari i partisë

        Dalja ne foto në një vend publik s'ka asnjë rëndësi Vetë lideri global ramazoni ishte para ca vitesh ne bje restorant ne foto me Çapjan

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Po ka foto me fshatarēt meta dhe bed sallaku , qeka familje e nderume.

          Përgjigjjuni
          1. e
            erjola hoxha e bija e flamurit dhe teutes dashnorj

            q.va gruan e tao balles gjoja min rendi bashke mafia hane vrasin bashke bande pallojne ajola xoxen a maznkun vetem ne theby

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari Lapaj

              plasen geshtenjat e themelimit - he se fundin e roan brahimit do keni edhe ju o qelbesira ti rruani tr*pin e Ben Ahmetaj edhe Mones me keto foto qe qarkullojne ne maqedoni

              Përgjigjjuni
            2. G
              Gimi

              Cigani skraparit me jevgjit e shkupit.

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXXL

                Ilir Meta eshte demode ka bere foto deri me kriminele pa vlere te Maqedonise, ndersa Ramuti nuk ben foto por pret me zyren e kryeministrise kriminele te Sionaloas dhe u jep vete license per kazino. Konkurence midis plehrave ne kurriz ye qytekareve shqiptare qe heshtin e bejne tifozllik.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje